Categories: SOCIALE

Studimi shpërfaq pasojat serioze të përdorimit të telefonave nga adoleshentet

Ndërkohë që çdo ditë e më shumë sociologët e mjekët e shëndetit mendor po rekomandojnë që të kalohet sa më pak orë në telefona, studimi i ri ka shpërfaqur pasojat serioze të përdorimit të telefonave të mençur e rrjeteve sociale te vajzat adoleshente.

Sipas studimit të ri, i cili u bë në Finlandë, vajzat adoleshente po kalojnë më shumë se pesë orë duke shikuar telefonat, shumica prej të cilave, kanë predispozita të jenë të varura nga rrjetet sociale, gjë që ka treguar të ketë lidhshmëri me shëndet e ligë mendor dhe mirëqenien e dobët, raporton New York Post.

“Qëndrimi në telefona për gati gjashtë orë në ditë dhe pasojat që ky veprim ka në mirëqenien e adoleshenteve, janë serioze”, kanë deklaruar autorët e studimit që u publikua të martën në Archives of Disease in Childhood.

Në Finlandë në vitin 2022, 1164 nxënëseve të moshës 15 deri në 16 vjeç, iu morën të dhënat për kohën që kalojnë në telefonat e tyre. Këto të dhëna studimi i përdori për të kalkuluar përdorimin e telefonave dhe rrjeteve sociale.

Rezultatet treguan se telefonat u përdorën për 5.8 orë në ditë dhe koha e kaluar në rrjete sociale ishte afërsisht 3 orë. Nuk janë gjetur ndryshme rreth përdorimit gjatë ditëve të punës dhe atyre të fundjavës.

Pjesëmarrëset gjithashtu ofruan të dhëna edhe për shëndetin, disponimin dhe vetminë.

Studiuesit gjetën se është e mundur që rreth 17 për qind e adoleshenteve të jenë të varura nga rrjetet sociale, përderisa 37 për qind prej tyre treguan shenja të ankthit.

Ato që përdornin më shumë rrjetet sociale patën më shumë probleme me ankthin, shëndet të ligë, disponim të ulët, më shumë lodhje dhe më shumë ndjenja vetmie.

Studiuesit kanë shkruar se ky është studimi i parë që krahason përdorimin e telefonave dhe rrjeteve sociale.

Ata deklaruan se është shumë me rëndësi që kujdestarët apo prindërit e fëmijëve të krijojnë zona ku ndalohet përdormi i teknologjisë, në mënyrë që adoleshentët të inkurajohen të qëndrojnë larg përdorimit të rrjeteve sociale në mënyrë që të vënë në prioritet kujdesin ndaj vetes e të kalojnë kohë duke i kushtuar rëndësi shëndetit, gjendjes mendore e ushqimit të shëndetshëm.

 

admin admin

Recent Posts

ANDRONIKA ARIANITI KOMNENA KASTRIOTI, JETA NË OBORRET E MBRETËRISË SË NAPOLIT DHE TË SPANJËS Nga Dr. Lutfi ALIA

Andronika Arianiti Komnena, e bija e princit Gjergj Arianiti dhe Maria Muzaka, u lind në…

5 hours ago

“Kombi shqiptar s’do rrijë i qetë përballë shtypjes së egër”, çfarë i shkroi Abdyl Frashëri sulltanit më 1879

SEJDO HARKA/ “Si mund t’i thuash bujkut, çfarë bëre, kur mbjell farën në arë? Sot fara…

5 hours ago

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 – 1910

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 - 1910 Nga Hasan Mehmeti Kryengritjet…

5 hours ago

ARBËRESHËT E ANAMALAS NË ITALI

Po e publikojm për studiuesit dhe historiografinë shqiptare një dokument nga gjuha e shkruar arbëreshe…

6 hours ago

Studimi zbulon 3 mënyra kryesore për të lënë duhanin

Mendoni ta lini duhanin? Ka tre mënyra kryesore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga…

10 hours ago