Uji që rrjedh nga rubineti është i mbushur me klor dhe kloreminë, gaz toksik që njihet si dezinfektues
Uji që e pimë nuk duhet të përmbajë më shumë se 4 mg klor në 1 litër ujë, por, fatkeqësisht, kjo shkon përtej limit.
Është e dëshirueshme të ekzaminohet uji që e pimë dhe këtë mund ta bëni lehtë me një testues që teston kualitetin e ujit dhe sasinë e klorit.
Sidoqoftë, është e dëshirueshme të filtrohet uji që e pimë, pasi që klori, në periudhë afatgjatë, është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut.
Konsumimi i ujit të klorinuar e rrit rrezikun e kancerit në fshikëz, rritë nivelet e kolesterolit, si dhe shkakton astmën dhe alergjinë. Gjithashtu, ky ujë është i dëmshëm për lëkurën dhe sytë, transmeton Telegrafi.
Si ta hiqni klorin?
Mënyra më e thjesht për ta bërë këtë është të hidhni disa pika lëng limoni në gotën me ujë, pasi që vitamina C e pastron ujin.
Ky pastrim i ujit mund të bëhet edhe me tableta të vitaminës C. Zakonisht proporcioni i kërkuar është 1 mg vitaminë për 1 litër ujë, por mund të shtoni më shumë, varësisht nga sasia e klorit që gjendet në ujë.
Klori mund të hiqet edhe përmes vlimit të ujit.
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…