Kjo orë xhepi prej ari që i përkiste njeriut më të pasur të Titanikut u shit në një ankand për një shumë rekord prej 1.5 milionë Dollarë. Ora u ble të shtunën nga një koleksionist privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bërë relikja më e shtrenjtë e Titanikut e shitur ndonjëherë.
Ajo i përkiste biznesmenit John Jacob Astor, i konsideruar si një nga njerëzit më të pasur të kohës që humbi jetën në moshën 47-vjeçare. Ai arriti që të hipte gruan e tij të re Madeleine, në një varkë shpëtimi ndërsa vetë nuk arriti të shpëtojë. Pasardhës i familjes Astor ai kishte një pasuri prej rreth 87 milionë Dollarësh që sot do ishte ekuivalente e disa miliardave.
Trupi i tij u gjet pas 7 ditësh në vendin e mbytje së Titanikut me orën 14-karatëshe ende në xhep. Sipas bashkëshortes, ai nuk e kishte besuar se anija do të pësonte gjë pas goditjes nga ajsbergu. Shuma më e madhe e paguar deri tani ka qenë 1.3 milionë Dollarë për një violinë të orkestrës së Titanikut e shitur në vitin 2013. Bashkë me orën e xhepit u shit edhe kuti violine për rreth 450 mijë Dollarë.
Tv Klan
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…
Nëse një flutur përplas krahët në Brazil, a mund të shkaktojë një tornado…