Categories: KËSHILLAShëndet

Nëse zgjoheni me dhimbje koke, trupi po ju dërgon sinjale të qarta: Zbuloni se për çfarë bëhet fjalë

Nëse zgjoheni çdo ditë me dhimbje koke, dijeni se diçka po i ndodh trupit tuaj gjatë gjumit.

Si fillim, gjumi me cilësi të dobët mund të çojë në dhimbje koke të nesërmen. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është të hetoni se çfarë, nëse ka, po ju prish gjumin.

Apnea e gjumit

Një shkaktar i zakonshëm i dhimbjeve të kokës në mëngjes është apnea e gjumit, një gjendje në të cilën ndaloni frymëmarrjen periodikisht gjatë natës.

Trupi juaj më pas ju zgjon për të filluar përsëri frymëmarrjen. Ju mund të mos e kuptoni se kjo po ndodh.

Pyetni partnerin/en ose mikun tuaj nëse po gërhitni me zë të lartë, që është një shenjë e zakonshme e këtij problemi.

Mbani në mend se gërhitja nuk do të thotë gjithmonë se keni apnea të gjumit. Në çdo rast, mjeku mund t’ju referojë në një vëzhgim gjumi (Polysomnogram), i cili është mënyra më e saktë për të diagnostikuar apnenë e gjumit.

Pagjumësia

Me siguri keni dëgjuar për pagjumësinë, një çrregullim i zakonshëm i gjumit që mund të shkaktojë probleme kur përpiqeni të bini në gjumë.

Sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut në SHBA, pagjumësia është një nga problemet kryesore që shkakton dhimbje koke.

Gjumi i shkurtër ose zgjimi shumë herët janë simptoma të pagjumësisë. Mund të zgjoheni të përgjumur dhe të ndiheni të lodhur gjatë ditës.

Kërcitja e dhëmbëve

Kërcitja e dhëmbëve, e quajtur edhe bruksizëm, mund të shkaktojë dhimbje në muskujt e nofullës ose në nyjen temporomandibulare gjatë natës.

Kjo dhimbje mund të çojë në një dhimbje koke. Ju mund të mos e dini se po e bëni këtë.

Në këtë rast, kushtojini vëmendje dhimbjes së veshit, ndjeshmërisë së muskujve, ndjeshmërisë së dhëmbëve ose dhimbjes së nofullës.

Dentisti juaj mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të diagnostikoni këtë problem.

Alergjitë

Ekspozimi ndaj grimcave të pluhurit gjatë gjumit (ato gjenden më së shumti në çarçafët dhe dyshekun tuaj) gjithashtu mund t’ju bëjë të zgjoheni me dhimbje koke, për shkak të bllokimit të sinuseve që shkakton.

Ju mund të përdorni shtratin rezistent ndaj alergjive, këllëfët e veçantë të jastëkëve dhe mbulesat e dyshekëve, ose mund t’i ndërroni më shpesh. Konsultohuni me një alergolog nëse dyshoni për këtë shkak të dhimbjes së kokës.

Migrena

Migrena zakonisht ndodh në mëngjes. Kjo ndodh shpesh në njërën anë të kokës, me dhimbje të moderuara deri në të forta pulsuese ose therëse.

Shenja të tjera që mund të vuani nga migrena përfshijnë të përziera, dobësi, ndjeshmëri ndaj dritës ose zërit.

Depresioni dhe ankthi

Nëse vëreni se dhimbjet e kokës ndodhin gjatë periudhave kur përjetoni ose parashikoni stres (si në mëngjes para punës), bisedoni me mjekun tuaj për të kontrolluar shëndetin mendor si një shkak të mundshëm.

Gjumi i tepërt

Gjumi i tepërt mund të ndikojë edhe në dhimbjet e kokës në mëngjes. Kjo dhimbje shpesh përshkruhet si një brez i mbështjellë rreth kokës që vazhdon të ngushtohet. /noa.al

admin admin

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

6 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

7 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

8 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

9 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

10 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago