Shpeshherë është shkruar për përfitimet e shumta shëndetësore që sjell karota. Por ajo ka veti që luftojnë edhe kancere të ndryshme.
Një shumëllojshmëri e karotenoideve dietike është treguar se kanë efekte anti-kancerogjene, për shkak të fuqisë së tyre antioksiduese në uljen e radikalëve të lira në trup, njofton Klan Kosova.
Studimet kanë gjetur një lidhje të mundshme midis shujtave të pasura me karotenoide dhe një rrezik më të ulët të kancerit të prostatës, por nevojiten më shumë prova për të konfirmuar nëse lidhja është shkakore.
Kanceri në mushkëri
Karotat përmbajnë beta-karoten. Studimet më herët kanë arritur në përfundimin se plotësimi i beta-karotenit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkërive.
Një meta-analizë e publikuar në vitin 2008 zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë karota të një shumëllojshmëri të karotenoideve kishin një rrezik prej 21 për qind më të ulët të kancerit të mushkërive krahasuar me ata që nuk konsumonin.
Kanceri kolorektal
Konsumimi i më shumë beta-karotenit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, sipas studiuesve që testuan 893 persona në Japoni.
Leukemia
Një studim i vitit 2011 zbuloi se ekstrakti i lëngut të karotës mund të vriste qelizat e leukemisë dhe të pengonte përparimin e tyre.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…