Categories: KAFSHËT

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

Të pavarura, mendjemëdha, elegante dhe gjuajtëse. Kush janë? Macet

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut, së bashku me armiqtë e tyre të përhershëm, qentë.

Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet.

Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:

1. Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

2. Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

3. Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

4. Tualeti: Macet, dihet që janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

5. Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

6. Astronomia e maceve – Në 1963 Franca dërgoi një mace në hapësirë. Quhej Felicette dhe parametrat jetësorë të saj monitoroheshin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga Laika e shkretë, qenushja ruse, Felicette u kthye në vendin e saj shëndoshë e mirë.

 

7. Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

8. Klonimi: Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një Maine Coon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës Maine Coon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë.

9. Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

10. Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.

admin admin

Recent Posts

Nëse e keni këtë monedhë të veçantë të 2 eurove, mund të bëheni të pasur – ja pse

Një monedhë prej dy eurosh që mund ta keni në portofol mund të vlejë shumë…

22 hours ago

Mos u mashtroni nga bukuria e saj..Datura

🌿⚠️ MOS U MASHTRONI NGA BUKURIA E SAJ! ⚠️🌿 #Datura – e njohur si “lulja…

1 day ago

Udhëtimi i Andon Zako Çajupit, në Kuç të Labërisë

“Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/…

1 day ago

Hiqeni këtë pajisje nga priza para se të flini, harxhon shumë energji

Kur mendoni për gjëra që konsumojnë shumë energji elektrike në shtëpinë tuaj, me siguri nuk…

3 days ago

Në botën e produkteve natyrore, ka pak substanca që krahasohen me qumështin e bletës

Në botën e produkteve natyrore, ka pak substanca që krahasohen me qumështin e bletës –…

7 days ago

Njollat e ndryshkut nga tenxheret dhe tavat tuaja hiqen me dy përbërës që i keni në shtëpi

Lirë dhe thjeshtë Nëse keni vënë re që në enët tuaja të gatimit, veçanërisht në…

7 days ago