Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së ndonjë marrëveshjeje të Kosovës me Serbinë, sepse sot raportet shqiptare-serbe nuk janë si ato të kohës së Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, të Fadil Hoxhës e të Ali Shukriut. Faktori shqiptar në Ballkan sot është shumëfish më i fortë më i mobilizuar dhe më i fuqishëm sesa ishte në të kaluarën. Qëllimi i risjelljes së kujtesë të tradhtisë së madhe kombëtare të Ahmet Zogut e Esad Pashës,  e disa të tjerëve ka të bëjë me faktin se shtatorja e Ahmet Zogut ndodhet në qendër të Tiranës dhe pikërisht për këtë duhet të botohen shkrime e studime, me qëllim të freskimit të kujtesës dhe mos-harrimit të së kaluarës, gjithnjë duke sjellë fakte e dëshmi të cilat janë kokëforta dhe nuk i nënshtrohen të ashtuquajturit rishkrim  e ritushim të historisë, në kushte dhe rrethana të tjera, sikur ndodh sot.

Nuk është për t’ u çuditur përse Beogradi nuk heq dorë nga Kosova, edhe  pas luftës tonë fitimtare dhe pas humbjes së turpshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Mendësia kolonizuese dhe hegjemoniste serbe pretendon me çdo kusht ta rikthejë, në mos pushtimin klasik në Kosovë, atëherë “epokën” e liberalizmit të ashtuquajtur politik, të kohës së bashkim vëllazërimit, kur mjerisht jo vetëm politika zyrtare marionete e Kosovës, por edhe një pjesë e hutuar nga radhët e popullatës shqiptare ishte bërë digë e fuqishme e bashkim vëllazërimit dhe jugosllavizimit, përbashkësisë me Serbinë, duke “lidhur” fatin me popujt sllavë, me të cilët nuk i lidhte asgjë e përbashkët, as gjuha, as kultura, as feja, përveç armiqësia e pandërprerë gjatë 13 shekujve të kaluar.

Shumë vjet pas luftës në Kosovë, ish klasa e klonuar e bashkim vëllazërimit ende i ka mbetur besnike politikës së moçme të jugosllavizmit, dhe kurrsesi nuk po mund të pajtohet me humbjen dhe dëbimin e përjetshëm të sundimit serb nga Kosova. Në dukje kemi të bëjmë me një shëmti të sëmurë, morbide, por në esencë pas tërë kësaj fshihet edhe një dredhi tipike e sundimtarëve serbë të Beogradit dhe vasalëve të tyre shqipfolës, të cilët i kemi me bollëk në vendin tonë, meqë 87 vjet të sundimit mizor serb e kanë bërë të veten.

Një segment i bashkëpunimit të disa bajraktarëve shqiptarë me serbët ka ekzistuar në kohë dhe rrethana të caktuara, madje qysh në të kaluarën jo aq të afërt. Dihen lidhjet antishqiptare që ka pasur me Serbinë, Esad Pashë Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur është edhe marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.

Të shohim cilat kushte i parashihet Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….

Kjo marrëveshja theksonte:

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

  1. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
  2. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
  3. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
  4. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
  5. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
  6. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
  7. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
  8. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
  9. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
  10. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
  11. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
  12. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
  13. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
  14. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….

 

Marrëveshja Nikolla Pashiq – Esat Pashë Toptani e 17 shtatorit të vitit 1914

Pasi që me dëshirën e zotit të dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnë një territor, vetvetiu janë të detyruar nga ngjarjet historike të jetojnë në paqe dhe miqësi, të ndihmohen reciprokisht dhe bashkërisht të mbrohen. Që të plotësohet dëshira e zotit dhe urtësia politike, paria – përfaqësuesit e të dy popujve janë pajtuar ta bëjnë këtë marrëveshje:

1 Serbia dhe Shqipëria lidhin midis tyre paqe të përjetshme dhe miqësi. Do t´i shmangen si njëra ashtu edhe tjetra që të mos ofendojnë dhe dëmtojnë interesat dhe nderin e palës tjetër.

  1. Serbia dhe Shqipëria marrin mbi vete detyrë dhe obligime, që prej tani mos të bëjnë marrëveshje me cilin do shtet tjetër në dëm të interesave dhe zhvillimit të palës tjetër, dhe kurrë me askënd mos të bëjë marrëveshje kundër mikut dhe aleatit të vet.
  2. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë rregullimin e Shqipërisë në frymën e vetive popullore dhe të nevojave të kombit shqiptar, duke pasur parasysh veçoritë e fiseve që janë zhvilluar gjatë historisë.
  3. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha fiset. Këshilli do të ketë fuqi ligjdhënëse dhe do t´i emërojë gjyqtarët e popullit.
  4. Të dy palët janë dakorduar që për sundimtar të Shqipërisë ta njohin atë shqiptar, të cilin do ta zgjedhë Kuvendi i madh popullor i përbërë nga dy përfaqësues të fiseve më të mëdha dhe nga një i fiseve më të vogla.
  5. Nëse do të zgjidhet Esat Pasha, ose çdo shqiptar tjetër i aftë dhe i denjë, atëherë të dy palët obligohen që bashkërisht t´i nxjerrin tre kandidatë dhe atë që do ta zgjedhë Këshilli i madh popullor, atë ta njohin dhe ta përkrahin të dy palët.
  6. Për t´u siguruar miqësia e përjetshme dhe aleanca midis Serbisë dhe Shqipërisë, ata që tani janë dakorduar për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët ndaj vendeve tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.
  7. Nëse e kërkon nevoja, për ruajtjen e miqësisë dhe aleancës së përbashkët si dhe kontakteve të drejtëpërdrejta për mbrojtjen e të dy shteteve, do të themelohet me kohë një trup i përbashkët që do të kujdeset për zhvillimin dhe ekzistimin e enteve të përbashkëta.
  8. Krerët shqiptarë marrin mbi vete obligim se në territorin e vet nuk do të durojnë kurrfarë agjitacioni kundër Serbisë dhe qetësisë së saj, dhe se do t´u lejojnë të krishterëve predikimin e lirë të besimit dhe mësimit në dialektin me të cilin flasin.
  9. Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e Shqiptarë.
  10. Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t´i kundërshtojë Serbisë në ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës, pasi që kjo të marrë obligim që t´ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr për nevoja të hekurudhës.
  11. Që të mund t´i paguaj shpenzimet rreth sendërtimit të kësaj marrëveshjeje Serbia obligohet të japë nga 50. 000 dinarë në muaj, deri sa të zgjidhet sundimtari. Pasi të zgjidhet ky, do të bëhet një marrëveshje e posaçme për pagesën e shpenzimeve për nevoja të enteve të përbashkëta.
  12. Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo – shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokat e Serbisë.
  13. Kjo marrëveshje është arritur tani midis përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesit të Shqipërisë Esat pashës, kurse më vonë do të vërtetohet nga sundimtarët e Serbisë dhe të Shqipërisë, kur të zgjidhet ky.
  14. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do të punojë asgjë kundër përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe se gjithnjë në marrëveshje dhe me besnikëri do të punojë me përfaqësuesin e Serbisë, pa marrë parasysh se kush do të caktohet nga ana e Serbisë.

Në Nish, më 4 (17) shtator 1914.

Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrëveshjes është shkruar në turqisht me shkrim arab, kurse nënshkrimi i Esatit është në latinisht. Po ashtu një kopje është edhe në serbisht.

Marrëveshja Toptani- Jovanoviq, më 27 qershor 1915

I Qeveria mbretërore serbe do të veprojë në atë drejtim, që asnjë fuqi e jashtme mos ta pushtojë Shqipërinë, dhe nuk do ta lejojë copëtimin e saj, por ajo të mbetet si tërësi shtetërore, e cila për jetë do të jetë në aleancë dhe bashkësi me Serbinë në bazë të marrëveshjes së mëparshme, si dhe në bazë të dispozitave të këtij protokolli.

II Pasi që kufijtë midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk janë të natyrshëm, por janë vendosur sipas dëshirës së Austrisë e cila ka dëshiruar të krijojë konflikte dhe shqetësime të përhershme midis këtyre dy shteteve fqinjë. Kufiri i tanishëm do të përmirësohet, kështu që Serbisë do t´i takojnë Pogradeci me rrethet e Gollo Brdos, Malësia e Dibrës, Luma dhe Hasi deri në Spaç. Derisa ky kufi i ri të mos caktohet nga fuqitë ndërkombëtare, Serbia në viset e përmendura do të mundet me vendos pushtetin e saj.

III Ekselenca e tij Esat pashë Toptani do ta kryejë sa më parë organizimin e pushtetit në Shqipëri, do të formojë komuna, nahi (rrethe) dhe qarqe, duke pasur parasysh sa të jetë e mundur ndarjen e vendit nëpër fise. Do të emërojë për nëpunës njerëz të vet e miq të Serbisë. Serbia do t´i vejë në dispozicion njerëzit e saj për këtë punë.

IV Ekselenca e tij Esat pasha do të fillojë menjëherë organizimin e ushtrisë dhe xhandarmërisë. Për udhëheqës dhe instruktorë të ushtrisë dhe xhandarmerisë qeveria mbretërore serbe do të vejë në dispozicion njerëz të vet, si dhe një numër të konsideruar xhandarësh.

V Pasi ta kryejë organizimin e komunave, rretheve dhe qarqeve E.T Esat pasha do të fillojë zgjedhjet e deputetëve për kuvend dhe do të kujdeset që në Asamble të vijnë njerëz të besueshëm dhe ithtarë të tij dhe të Serbisë. Në këtë punë Serbia do ta ndihmojë Esat pashën.

VI Po sa të bindet se e ka shumicën e ithtarëve E.T Esat pasha do të konvokojë mbledhjen e Asamblesë, e cila do ta zgjedh për sundimtar me titull princ.

VII Sa të zgjedhet për princ, Esat pasha do t´i paraqesë Asamblesë projekt Kushtetutën e Shqipërisë, e cila më herët do të përgatitet në marrëveshje me qeverinë mbretërore të Serbisë. Pasi që Asambleja ta aprovojë Kushtetutën, Esat pasha do ta formojë qeverinë nga njerëzit që përkrahin idenë e bashkimit serbo – shqiptar.

VIII E.T Esat pasha obligohet që pas kësaj, në momentin e përshtatshëm ta aplikojë në jetë, me anë të Asamblesë unionin real me Serbinë, sipas të cilit Serbia dhe Shqipëria do të kenë ushtri të përbashkët, union doganor, përfaqësues të përbashkët jashtë vendit, entet e përbashkëta të tregtisë dhe komunikacionit, një sistem financiar dhe bankën popullore. Gjyqet, arsimi, punët fetare, taksat dhe të ardhurat tjera të dedikuara për nevoja të enteve të veçanta shqiptare, do të jenë thjesht shqiptare.(Esat pasha do të mundet lirisht të qeverisë me punët e brendshme).

IX Deri sa të arrihen këto, Esat pasha do t´i marrë në duar të veta të gjitha doganat, kurse për drejtor do ta pranojë një nëpunës të doganës serbe, i cili tani do ta zbatojë sistemin turk, e më vonë do ta rregullojë doganën sipas ligjeve serbe, që të mund t´i dakordojë legjislacionin doganor serb.

X Pasi të kryhen të gjitha këto që u përmendën, do të realizohet unioni doganor. Nëse më vonë nuk aprovohet marrëveshje e re, që me të ardhura doganore e të tjera të përbashkëta të plotësohen shpenzimet e përbashkëta (ushtria, përfaqësitë jashtë vendit etj), të ardhurat doganore do të ndahen sipas destinimit të mallit, pasi të heqjen shpenzimet e regjisë.

XI Që të mund të sigurohet komunikacioni sa më i plotë ekonomik midis Serbisë dhe Shqipërisë, Esat pasha do të kujdeset që më vonë t´i përshtatë shpenzimet monopolike dhe të taksave në atë mënyrë që të dakordohen me ligjet serbe mbi monopolet dhe taksat (brenda mundësive).

XII Me kërkesën e E.T Esat pashës qeveria mbretërore serbe do t´i vejë në dispozicion ekspertët që do t´i ndihmonin ta zbatojë dhe përsosë organizimin e qeverisjes dhe të enteve të nevojshme për shtetin shqiptar.

XIII Për të bërë të mundur një komunikacion sa më të fortë midis Serbisë dhe Shqipërisë, menjëherë do të fillojë ndërtimi i rrugës prej kufirit serb gjer në Elbasan, e prej andej një vijë do të shkojë për në Durrës, kurse tjetra për në Tiranë.

XIV Ndihmën që qeveria mbretërore serbe ia ka dhënë, ose pas tashti do t´ia japë Esat pashës, shkon në llogari të borxheve të Shqipërisë.

XV Gjatë kohës së punëve të përmendura (gjersa të gjitha punët mos të kryhen), ushtria serbe do të mbetet në Elbasan, eventualisht edhe në Tiranë. Kur të paraqitet nevoja e të lejojnë kushtet, ajo në marrëveshje me Esat pashën dhe komandantin e ushtrisë serbe do të ndërmarrë ndjekjen dhe shpartallimin e kundërshtarëve të vet dhe të Esat pashës, duke bërë lëvizje sipas marrëveshjes reciproke.

XVI Nëse E.T Esat pasha heton se Italia mendon ta okupojë Durrësin, menjëherë për këtë do ta lajmërojë qeverinë mbretërore serbe dhe do të thërras ushtrinë mbretërore serbe, që në emër të tij ta okupojë Durrësin, para se Italia ta bëjë këtë.

XVII Nëse E.T Esat pasha e sheh të nevojshme të kërkojë një numër ushtarësh serb, të cilët si xhandarë do t´i mbajë në Durrës, komandanti i ushtrisë serbe do t´i vejë në dispozicion.

Më 15 (28) qershor 1915

Kryetari i qeverisë Esat Pasha

Edhe kjo marrëveshje është shkruar në turqisht me shkrim arab, si dhe në gjuhën serbe. Në këtë marrëveshje Esat pasha me dorë të vetë e ka shkruar këtë vërejtje: ”Qukësi do të mbetet jashtë kufirit të përmendur, dmth mbetet i Shqipërisë.”

Esat Toptani është mbase ndër të vetmit tradhtarë, të rangut të lartë, i cili mori plumbin, në momentin e duhur nga atdhetari dhe revolucionari, Avni Rrustemi. Plumbin në ballë e kishte marrë edhe ambasadori i Jugosllavisë në Pragë, Ceno beg kryeziu. Ahmet Zogu me shputën e tij dhe me arkën e Shtetit kishte ikur përgjithmonë nga Shqipëria dhe kishte vdekur përgjithmonë edhe në historinë e lavdishme të popullit shqiptar.  ( vijon)

admin admin

Recent Posts

Shtjefen Gjeçov Kryeziu: – Për Shtetin e Ri Shqiptar 1921, aktual edhe për ditët tona

“ …Por edhe prej anës së Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue…

6 hours ago

Si “LINDI” Molla e Kuqe dhe a ishin shqiptarët të shtrirë deri atje?

  Deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga…

6 hours ago

BBC dëshmon në dokumentarin e tyre se në Greqi flitej shqip në vitin 1811 (VIDEO)

  BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811.…

7 hours ago

Si të bëni vetë një shërup për kollë? Jo më në farmaci

  Me gjethe dafine dhe pak mjalt ju mund të krijoni një shërup shumë efikas…

7 hours ago

Zbulim i madh arkeologjik në Strugë: varre mbretërore ilire dhe artefakte të çmuara

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshishtë të Strugës. Një…

7 hours ago