Të rinjtë po bëhen më të palumtur sesa gjeneratat e vjetra, ndërsa vuajnë sikur të ishin në krizën e mezomoshës, ka treguar Raporti i Lumturisë për vitin 2024.
Një ndër doktorët më të zëshëm në Shtetet e Bashkuara, Vivek Murthy, ka ndërlidhur raportin e palumturisë me rrjetet sociale. Ai ka thënë se lejimi i fëmijëve të përdorin rrjetet sociale është sikur t’u japësh ilaçe që nuk janë aprovuar të jenë të sigurta. Ai gjithashtu ka thënë se dështimi i qeverive për të rregulluar më mirë përdorimin e rrjeteve sociale në vitet e fundit ka qenë “i çmendur”.
Pas 12 vjetësh në të cilat grupmosha 15-24 ishte më e lumtur se sa grupmoshat tjera, trendi ka nisur të përmbyset në 2017. Sipas doktorit Murthy, këto gjetje paraqesin alarm të kuq. Ky trend është i pranishëm edhe në Evropën Perëndimore dhe mendohet se do të rritet në një vit apo dy.
Britanikët nën moshën 30 vjeçë rangohen si të 32-tët, pas shteteve si Moldova, Kosova dhe El Salvadorit, i cili ka shkallën më të lartë të vrasjeve në botë. Në kontrast, britanikët mbi moshën 60 vjeçe arritën në top 20-she ku hyjnë gjeneratë më të vjetra e më të lumtura të botës. Më herët gjatë këtij muaji adoleshentët e anketuar britanikë kanë thënë se presin që jetët e tyre të jenë më të këqija se sa ato të gjeneratave të vjetra.
Raporti i lumturisë nuk e tregon shkaktarin e ndryshimeve, por mendohet të jetë bazuar në ngritjen e shqetësimeve rreth rritjes së përdorimit të rrjeteve sociale, pabarazia e të ardhurave, krizave të brendshme shtetërore dhe frika për luftën e ndryshimet klimatike.
Dr. Murthy ka thënë se adoleshentët amerikanë kalojnë 5 orë në ditë nëpër rrjete sociale dhe një e treta e tyre deri në mesnatë qëndrojnë nëpër pajisje kompjuterike përgjatë ditëve të javës. Ai ka bërë thirrje për legjislacion “të menjëhershëm” në mënyrë që të reduktohet dëmi tek gjeneratat e reja, duke limituar apo eliminuar veçoritë si butonët “like” dhe shfletimi i palimituar.
Në raport thuhet se mirëqenia në fëmijëri dhe shëndeti emocional mund të jenë parashikuesit më të mëdhenj për nivelin e kënaqësisë në moshë madhore.
Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…
Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…
Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…
Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…
NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…
Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…