<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Edhe konsumi i vetëm dy gotave me pije me sheqer të shtuar dëmton shëndetin e zemrës

Sipas një studimi të ri, edhe konsumimi i vetëm dy gotave me pije me sheqer të shtuar, rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Këto pije thuhet se ndikojnë keq edhe te personat që bëjnë ushtrime rregullisht.

Sheqeri i tepërt rrit rrezikun nga inflamacionet dhe mbipesha, faktorë këta që janë të rrezikshëm për shëndetin kardiovaskular, raporton MedicalNewsToday.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërprerjen e konsumimit të pijeve me sheqer të shtuar, duke i zëvendësuar ato me ujë apo çaj pa sheqer.

Sipas studimit, gjetjet e të cilit anë publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, ushtrimet nuk luajnë rol në shëndetin kardiovaskular, nëse personi që ushtron konsumon edhe pije me sheqer të shtuar, qoftë edhe rrallë herë.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 100 mijë personave për 30 vjet. Rezultatet treguan se personat që konsumonin pije me sheqer të shtuar dy herë në javë e më shumë, shfaqën mundësi më të mëdha për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, ani pse bënin rregullisht ushtrime. Ndërsa tek ata që konsumonin për çdo ditë këto lloj pijesh, rreziku ishte edhe më i madh.

Edhe nëse këta persona angazhoheshin në aktivitete fizike për 150 minuta në ditë nuk e zvogëlonin rrezikun që vinte nga pijet me sheqer.

“Këto pije ndikojnë shumë keq te shëndeti kardiovaskular duke mbyllur venat e gjakut … duke rezultuar me arterosklerozë në arteriet më të rëndësishme të trupit, si ato koronare dhe arteret e trurit”, ka thënë kardiologu Hosam Hmoud, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Ai gjithashtu ka treguar së këto pije ndikojnë për të keq te mikrobet e mira që gjenden në stomakun e njeriut, duke shkaktuar sëmundje të rrezikshme si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Përderisa ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, pijet me sheqer të shtuar kanë fuqi të rrisin rrezikun nga sëmundje të ndryshme.

Pavarësisht ushtrimeve, sheqeri dhe ëmbëltuesit artificialë i shkaktojnë trupit shumë dëme, të cilat mund të mos riparohen me aktivitet fizik të shtuar.

Sheqeri i tepërt mund t’i ngurtësojë arteriet në trup, gjë që konsiderohet të jetë tejet e rrezikshme.

“Pijet e ëmbla rrisin nivelin e tri-glicerideve në gjak, një tip yndyre që qarkullon në gjak, e cila rrit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare duke ngurtësuar arterie me kalimin e kohës”, ka thënë doktoresha Brooke Aggarwal nga spitali kardiologjik në Kolumbi.

admin admin

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

7 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

7 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

8 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

14 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

14 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

14 hours ago