Vitet e fundit është folur shpesh për kulturat para-ilire të Ballkanit dhe Mesdheut, dhe lidhjeve të mundshme me shqiptarët sot. Rezultatet gjenetike nga Ballkani nuk mungojnë, që nga Mesoliti deri në Epokën e Hekurit.
Krahasimi i rezultateve nga periudha të ndryshme dëshmon se nga Mesoliti (deri rreth 7000 p.e.s.) në Neolit (rreth 7000-3000 p.e.s.) pati zëvendësim në masë të madhe të popullsisë. Popullatat që merreshin kryesisht me gjueti dhe që kishin një profil gjenetik shumë të ndryshëm nga popullata e sotshme, u zëvendësuan pothuajse plotësisht nga bujqit e parë që mbërritën nga Azia perëndimore. Linjat atërore mesolitike, si psh I2a-S2555, I2a-CTS161, R1b-V2219, etj., pothuajse u zhdukën tërësisht dhe sot te shqiptarët janë më pak se 1% të marra së bashku. Gjithashtu, në grafikun PCA, rezultatet ballkanike nga Mesoliti janë qartësisht larg profileve gjenetike ballkanike të periudhave të mëvonshme.
Gjatë Neolitit, shumica dërrmuese e rezultateve ishin G2, sidmos në degën G-M201>P15, kurse një numër shumë më i vogël ishin ose linja të rralla që mbijetuan nga mesoliti, ose linja më të rralla që mbërritën bashkë me G2, si psh J2a-M410>Y13128, E-M96>L618, etj. Profili gjenetik i këtyre popullatave ishte shumë më i afërt me të tjera nga hapësira prej ku ishin përhapur, pra Azia e Vogël, Anadolli dhe Levanti. Kulturat e para bujqësore të Ballkanit dhe gjithë Europës, si dhe praktikisht qytetërimet e para sedentare, u zhvilluan nga këta popuj.
Me fillimin e Epokës së Bronzit, vërehet një zëvendësim tjetër i popullsisë. Në rezultate nga Ballkani i Epokës së Bronzit dhe të Hekurit, linjat më të shpeshta atërore janë R1b-M269, J2b-L283, E-V13, etj. Haplogrupi G që mbizotëronte në gjithë kontinentin gjatë Neolitit pothuajse u zhduk tërësisht në Europën veriore, kurse rreth Mesdheut u rrallua deri në masën sa sot përbën një pakicë shumë të vogël. Ndër shqiptarë, vetëm rreth 1.5% e gjithë linjave atërore i takojnë haplogrupit G, dhe vetëm një pjesë prej tyre mund të jenë prej Neolitit në hapësiën e sotshme. Linjat e tjera të gjetura në eshtra neolitike të Ballkanit janë në përqindje edhe më të vogla.
Popullsia që u vendos në Ballkan në Epokën e Bronzit vinte nga Stepat e Euroazisë, në veri të Detit të Zi, Kaukazit dhe Detit Kaspik. Këta popuj indo-europianë ndryshuan rrënjësisht përbërjen gjenetike të Europës, si në linja atërore, ashtu edhe në profilin autosomal. Sot te shqiptarët, R1b-M269 (linja kryesore e indo-europianëve të kohës), J2b-L283, E-V13 dhe disa linja të tjera të përhapura në Epokën e Bronzit dhe të Hekurit përbëjnë rreth 70-75% të gjithë linjave atërore. Gjithashtu, në grafikun PCA më poshtë mund të shihet qartë edhe dallimi i madh në profilin gjenetik të popujve që banonin Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi gjatë Neolitit, me popujt e të njëjtës hapësirë në Epokën e Bronzit dhe Hekurit. Këta të fundit përfaqësojnë profilin gjenetik të fiseve ilire në zonën e Kukësit dhe të Shkupit.
Nga Epoka e Hekurit deri sot, ka pasur edhe dyndje të tjera me trashëgimi gjenetike të rëndësishme, por të paktën në rastin e shqiptarëve, pa shkaktuar ndryshuar rrënjësisht strukturën e popullsisë (për këto do të flasim në të ardhmen). Kjo mund të dallohet si në vazhdimësinë e linjave atërore nga Epoka e Hekurit deri sot, ashtu edhe në pozicionin gati të njëjtë të shqiptarëve të sotshëm me ilirët para-romakë.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…