Për shumë arsye pacientët mund të mbajnë të fshehtë shumë gjëra gjatë vizitës tek mjeku dhe kjo nuk është diçka e mirë.
Nuk duhet ta mbani të fshehtë, nëse pini duhan, alkool apo që merrni droga të paligjshme. Mjeku nuk mund të diagnostikojë dhe trajtojë me saktësi problemet tuaja shëndetësore nëse i fshihni këto nga ai. Nuk duhet ta mbani të fshehur nëse keni probleme edhe me urinimin dhe jashtëqitjen.
Doktoresha Vicki Rackner, shpjegoi një rast ekstrem kur një paciente kishte pasur gjak në jashtëqitjen e saj, por kishte turp t’ia thoshte mjekut të saj. Një vit më vonë ajo kishte dhimbje të tmerrshme barku dhe shkoi të vizitonte mjekun e saj. Ishte kancer i zorrës së trashë dhe ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të saj, kjo rezultoi me fatalitet për pacienten. Mos ia mbani të fshehur mjekut që ndiheni në ankth dhe të stresuar.
Sipas një eksperti mjekësor, depresioni është një sëmundje serioze dhe shumë pacientë hezitojnë t’i tregojnë mjekut të tyre sepse mendojnë se është e turpshme, ose problemi do të largohet vetë. Kur gjinekologu ju pyet nëse jeni duke kryer ekzaminimet e gjirit çdo muaj, mos gënjeni. Pranojeni që nuk i keni bërë këto ekzaminime. E njëjta gjë vlen edhe për medikamentet. Mos e gënje mjekun që ushqeheni keq dhe nuk bëni palestër. Nëse, ushqeheni keq dhe nuk jenu ushtruar sa duhet, duhet t’ia thoni.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…