Doktori kardiolog, Kristo Papas, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare te të rinjtë.
Se përse po preken të rinjtë nga sëmundjet e zemrës sqaron kardiologu.
“Kemi një rritje të numrave të pacientëve që janë të rinj në moshë dhe kemi faktorë të ndryshëm që po ndikojnë te këto evente,” u shpreh Papasi.
Sipas tij, një nga faktorët që klasifikohet kohët e fundit në “American heart associaction” dhe nga British është diabeti, obeziteti, sigurisht edhe duhani që po e përdorin të rinjtë.
“Duhet të jemi të ndërgjegjësuar sa i përket shëndetit tonë duhet të kujdesemi, sigurisht ka edhe pjesën e faktorëve si kolesteroli pjesa e tensionit të lartë pra faktorët klasike që kanë ndikuar”, shtoi Papasi.
Kohët e fundit ka edhe pacientë të rinj që kanë tension të lartë ku kjo sipas kardiologut është pak alarmante, por edhe pjesa e pandemisë ka ndikuar sa i përket problemeve kardiovaskulare dhe kjo mund të ketë krijuar një impakt pak më të lartë edhe te të rinjtë, sipas tij.
Doktori gjithashtu foli për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, gjumit të mirë dhe aktivitetit fizik për të mbajtur zemrën shëndetshëm. Ai gjithashtu theksoi nevojën për investime në infrastrukturën shëndetësore në Kosovë dhe të ndërtimit të një ekipi të specializuar që të ofrojë trajtim cilësor për pacientët.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…