Një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve, WhatsApp, po prezanton ndryshime të mëdha.
Edhe pse funksionet e reja po shtohen vazhdimisht në këtë aplikacion, kjo është një risi e madhe – ndoshta më e madhja deri më tani.
Domethënë, WhatsApp së shpejti do të bëhet “i hapur” edhe për aplikacionet e palëve të treta.
Kjo do të thotë që ju do të mund të komunikoni drejtpërdrejt nga WhatsApp me njerëz që përdorin Viber, Signal ose një aplikacion tjetër të ngjashëm.
Meta, kompania që qëndron pas këtij aplikacioni, vendosi ta përdorë këtë veçori për shkak të ligjit të ri që do të zbatohet në Bashkimin Evropian.
WhatsApp, i përket grupit të aplikacioneve kryesore, ndaj i nënshtrohet rregullave më të rrepta që duhet të respektojë.
Për këtë veçori ende nuk ka një datë të caktuar, përveçse dihet se do të vijë së shpejti.
Ajo që dihet tani është se mesazhet nga aplikacionet e tjera nuk do të shfaqen si të tjerët, por në një inbox të veçantë.
Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…