Filtri “Inverted” në TikTok është duke riqarkulluar sërish në platformë dhe ka tmerruar ndjekësit për vërtetësinë e tij.
Për ata që se dinë, ky filtër, sipas përdoruesve të shumtë tregon se si ju shohin të tjerët, ndryshe siç jemi mësuar ta shohim veten në pasqyrë.
Por, si mund ta shihni vetë me sytë tuaj.
Për ta parë veten në këtë filtër, duhet fillimisht të hapni aplikacionin e TikTokut e më pas të shkoni tek butoni plus dhe pasi ta keni bërë këtë klikoni tek opsioni “effects” në anën e majtë të pjesës së poshtme të ekranit.
Pasi të keni shtypur opsionin “effects” shkoni tek opsioni i kërkimit dhe shkruani “Inverted”, aty do t’ju dalin rreth dy opsione dhe pasi të shtypni njërin prej tyre do të t’ju aktivizohet filtri pasi të doni të bëni një fotografi.
Sipas, përdoruesve të shumtë, kjo është mënyra se si ju shohin të tjerët dhe si dukeni në realitet, ndryshe se siç e shohim veten në një ‘selfie’
Megjithatë, kishte edhe të atillë të cilët e kundërshtonin këtë, duke thënë se njerëzit nuk na shohin neve siç dukemi tek filtri “Inverted”.
Përdorues të shumtë thanë se përmes këtij filtri fytyra e tyre dukej jo-simetrike.
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…