<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nata

Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond.

Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkimin. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Pse? Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që erret.

Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara.

Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.

Kjo dukuri është e njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli. Si krijohet?

Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit.

Le të mos ecim më tej me shpjegimet shkencore, por do t’ju themi se “aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, “Aurora” dhe nga zona gjeografike e Veriut.

admin admin

Recent Posts

Padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve: një shekull vendimesh që ndryshuan hartën e Ballkanit

Historia e shqiptarëve në dy shekujt e fundit nuk mund të kuptohet vetëm përmes krijimit…

1 day ago

Kur fisi largohet nga territori, a zhduket edhe prejardhja?

Çfarë na mëson një studim mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit.[1] Nga:…

1 day ago

Si të largoni yndyrën në gjak me këto metoda?

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

1 day ago

Vajzat që nuk u bënë nuse/ Historia e 68 fierakeve që dolën partizane brenda një dite

    Një vendim që disave u kushtoi jetën, të tjera i ndau nga familja…

1 day ago

A keni vështirësi në frymëmarrje kur ngjiteni shkallët? Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme paralajmëruese

  Shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje gulçimit kur ngjiten shkallëve, duke e konsideruar…

2 days ago

Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet

    Mjekja endokrinologe Bariola Duro, në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të…

2 days ago