Categories: KULTURË

Inteligjenca Artificiale deshifron dorëshkrim nga familja e Jul Cezarit

Tre studentë kanë fituar një çmim prej 700 mijë dollarësh, pasi përdorën Inteligjencën Artificiale për të lexuar një dorëshkrim dy mijë vjet të vjetër të djegur gjatë shpërthimit të vullkanit Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit. Ky dorëshkrim i lashtë ishte i palexueshëm deri tash, pasi u shkrumbua në qytetin romak të Herculaneum gjatë të njëjtit shpërthim që shkatërroi Pompein. Mendohet se i përkiste vjehrrit të Jul Cezarit dhe në të shkruhet për muzikën dhe ushqimin. Ekspertët e kanë quajtur “zbulim revolucionar” në filozofinë greke.

Studiuesit besojnë se stili i të shkruarit është tipik i filozofit grek Philodemus, i cili ndoqi mësimet e Epikurit dhe mund të ketë qenë filozof në qytetin e Herculaneum.

Në shekullin XVIII qindra papiruse u zbuluan në bibliotekën e një vile luksoze në qytet – e vetmja bibliotekë e tillë e teksteve nga koha e lashtë romake që ishte zbuluar ndonjëherë.

Por përmbajtja e tyre mbeti një mister për studiuesit – ato u dogjën aq keq nga mbetjet vullkanike, saqë kur u përpoqën t’i deshifronin, ato u copëtuan në duart e tyre.

Dr. Federica, studiuese e papirologjisë në Universitetin e Napolit, ka thënë se ky “mallkim” është gjithashtu hiri i tyre shpëtues. Temperaturat e larta të shpërthimit karbonizuan dhe ruajtën dorëshkrimet që në kushte normale do të dekompozoheshin.

Në shekullin XVIII qindra papiruse u zbuluan në bibliotekën e një vile luksoze në Herculaneum – e vetmja bibliotekë e tillë e teksteve nga koha e lashtë romake që ishte zbuluar ndonjëherë

Vitin e kaluar një zbulim erdhi kur dr. Brent Seales dhe ekipi i tij në Universitetin e Kentakit përdorën skanime CT me rezolucion të lartë për të shpalosur tekstet, por boja e zezë e karbonit e përdorur në dorëshkrime ishte e padeshifrueshme nga vetë papirusi.

Dr. Seales punoi me investitorët e teknologjisë për të nisur sfidën e Vezuvit, me një çmim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të gjente një zgjidhje.

Një ekip prej tre studentësh, që nuk punojnë në filozofi, por në teknologji, kuptuan se Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje të japë zgjidhjen.

Youssef Nader, student i doktoratës në Berlin, Luke Farritor, praktikant dhe student i SpaceX, dhe Julian Schillinger, student zviceran i robotikës, ndërtuan një model të IA që ishte në gjendje të përpunonte shkronjat duke përdorur njohjen e modelit.

“Ky është fillimi i një revolucioni në filozofinë greke në përgjithësi”, ka shtuar dr. Federica

Ky model i Inteligjencës Artificiale deri më tani ka deshifruar dy mijë karaktere greke të shkruara në një nga katër dorëshkrimet e skanuara nga ekipi i dr. Seales – që është vetëm 5 për qind e tekstit.

Tashmë karakteret e përkthyera zbulojnë autorin duke diskutuar mbi burimet e kënaqësisë në jetë, duke iu referuar muzikës dhe ushqimit.

Në një pasazh Filodemus pyet nëse gjërat në sasi më të vogla sjellin më shumë kënaqësi “si edhe në rastin e ushqimit, ne nuk besojmë menjëherë se gjërat që janë të pakta, janë absolutisht më të këndshme se ato që janë të bollshme”.

Ekipi që qëndron pas sfidës së Vezuvit shpreson që teknologjia të mund të përdoret për të lexuar 90 për qind të të katër materialeve të skanuara këtë vit dhe pastaj edhe 800 të tjerat.

Marrë nga BBC-ja. Përktheu: Enis Bytyqi/koha.net

admin admin

Recent Posts

ANDRONIKA ARIANITI KOMNENA KASTRIOTI, JETA NË OBORRET E MBRETËRISË SË NAPOLIT DHE TË SPANJËS Nga Dr. Lutfi ALIA

Andronika Arianiti Komnena, e bija e princit Gjergj Arianiti dhe Maria Muzaka, u lind në…

3 hours ago

“Kombi shqiptar s’do rrijë i qetë përballë shtypjes së egër”, çfarë i shkroi Abdyl Frashëri sulltanit më 1879

SEJDO HARKA/ “Si mund t’i thuash bujkut, çfarë bëre, kur mbjell farën në arë? Sot fara…

3 hours ago

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 – 1910

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 - 1910 Nga Hasan Mehmeti Kryengritjet…

4 hours ago

ARBËRESHËT E ANAMALAS NË ITALI

Po e publikojm për studiuesit dhe historiografinë shqiptare një dokument nga gjuha e shkruar arbëreshe…

4 hours ago

Studimi zbulon 3 mënyra kryesore për të lënë duhanin

Mendoni ta lini duhanin? Ka tre mënyra kryesore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga…

8 hours ago