Japonia humbi fronin simbolik të ekonomisë së tretë më të madhe në botë kundrejt Gjermanisë në vitin 2023, kryesisht për shkak të zhvlerësimit të monedhës së saj, Jenit, sipas të dhënave paraprake të PBB-së japoneze të publikuara sot.
GDP nominale e Japonisë ishte rreth 4.2 trilionë dollarë, kundrejt rreth 4.5 trilionë që ishte e Gjermanisë. Rritja e kësaj të fundit i atribuohet kryesisht inflacionit, i cili ishte i lartë vitin e kaluar në ekonominë më të madhe të Europës.
Por në terma realë (të rregulluar për inflaçionin dhe sezonalitetin), ekonomia e Japonisë u zgjerua me 1.9% vitin e kaluar, ndërsa Gjermania u tkurr me 0.3%, sipas shifrave zyrtare të publikuara në Berlin në janar.
Gjermania është goditur nga rënia e kërkesës së huaj, kostoja e energjisë për sektorin e saj të madh industrial dhe rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për të kontrolluar inflacionin.
Përkeqësimi i situatës do të thotë se titulli i ri i Gjermanisë, ekonomia e tretë më e madhe në botë, zhvillim që u paralajmërua në tetor në parashikimet e tij nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), perçeptohet si një iluzion. Përveç kësaj, India mund të kapërçejë Japoninë dhe Gjermaninë brenda pak vitesh.
Në Japoni, megjithatë, mediat komentuan gjerësisht humbjen e pozitës së ekonomisë së tretë më të madhe në botë, duke kujtuar se përtej ndikimit të veçantë të uljes së kursit të jenit, ka edhe faktorë të tjerë negativë thelbësorë, si dobësia kronike në aspektin e produktivitetit.
“Pas arritjes së Kinës në vendin e dytë pas SHBA-së në vitin 2010, Japonia tani po e lë vendin e tretë”, tha gazeta kryesore ekonomike japoneze Nikkei në një editorial të shtunën.
“Japonia nuk ka bërë përparim në rritjen e potençialit të saj të rritjes. Kjo situatë duhet të jetë një alarm zgjimi për të përshpejtuar reformat ekonomike që janë lënë pas dore”, thuhej më tej.
Ashtu si Gjermania, Japonia është një fuqi e madhe industriale dhe eksportuese, por ka humbur vrullin për disa kohë, ndërsa konsumi i brendshëm është minuar nga inflacioni dhe zhvlerësimi i Jenit.
Në tremujorin e katërt, PBB-ja japoneze u tkurr përsëri (–0.1% në terma realë), për herë të dytë radhazi, pas rënies së saj shumë më të mprehtë në tremujorin e tretë.
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…
Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…
Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…
Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…