Buka është padyshim e mrekullueshme në shije dhe në shqisa por sa i përket shëndetit jo dhe aq.
Buka është e para prej së cilës një person që dëshiron të humbasë në peshë, duhet të heqë dorë.
Nga ana tjetër teprimi me bukën shoqërohet me pasoja në organizëm, të cilat do t’i gjeni duke lexuar më poshtë.
4 arsye pse nuk duhet ta teproni me bukën
Më shumë uri
Kur vjen puna tek uria, ka shumë rëndësi lloji i bukës që zgjedhim.
Buka ofron shumë karbohidrate e veçanërisht ajo e bardha ka një nivel të lartë glicemie.
Studimet tregojnë se konsumi i produkteve me nivel të lartë glicemie mund të shtojë urinë dhe ta shtyjë njeriun drejt tepricës.
Niveli i sheqerit rritet
Ngrënia e një koshi të tërë me feta buke mund të nxisë rritjen e tepërt të nivelit të sheqerit në gjak.
Kur kjo ndodh, njeriu përballet me një rrezik të shtuar të shfaqjes së diabetit.
Buka e bardhë përmban drithë të përpunuar dhe ka nivel të lartë glicemie që përkthehet në nivel të lartë të sheqerit në gjak.
Shtim në peshë
Buka e bardhë nuk ofron fibër e as ushqyes të tjerë dhe rrjedhimisht nuk ju mban të ngopur gjatë.
Kësisoj ju do të konsumoni më shumë ushqim sepse do të ndiheni më të uritur dhe do të merrni më shumë kalori që përkthehet në shtim të paevitueshëm në peshë.
Probleme me tretjen
Një nga disavantazhet e konsumit të pakët të fibrës është tretja problematike dhe konstipacioni.
Për më tepër, buka e bardhë mund të përmbajë shumë kripë, veçanërisht nëse hani disa feta njëra pas tjetrës.
Konsumi i tillë i kripës shkakton fryrje në stomak e jo vetëm.
Ekspertët këshillojnë konsumin e frenuar të bukës dhe përzgjedhjen e llojit të duhur të saj që është buka me drithëra të plotë e të papërpunuar./agroweb
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…