<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore.

Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat.

Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme.

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Studimet thonë se ndikimi i kanellës në shëndetin e veshkave është pozitiv sepse kanella dhe substancat e saj përbërëse shënjestrojnë dy faktorë rreziku të sëmundjeve të veshkave siç janë: diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.

Ju mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me veshkat dhe përgjigjen e zbuloni duke lexuar më poshtë.

Niveli i lartë i glukozës në gjak dëmton enët e gjakut në veshka duke vështirësuar punën e saj.

Nga ana tjetër, njerëzit e prekur nga diabeti përballen edhe me tension të lartë të gjakut, i cili gjithashtu dëmton veshkat.

Volumi i gjakut që qarkullon në veshka është shumë i lartë.

Me kalimin e kohës, nëse tensioni i gjakut mbetet i lartë, enët e gjakut në veshka ngushtohen, dobësohen ose ngurtësohen.

Kësisoj veshkat përballen me një furnizim të cunguar të gjakut dhe nuk e bëjnë dot siç duhet punën e tyre.

Disa studime thonë se falë konsumit eksperimental të 1-6 gramë kanellë për 40 ditë me radhë, ndjeshmëria ndaj insulinës ulet. E njëjta sasi kanelle ul nivelin e kolesterolit me 18 për qind dhe të sheqerit në gjak me 24 për qind.

Një gramë kanellë pluhur është gjysmë luge çaji.

Këtu mund të mësoni llojin më të shëndetshëm të kanellës për konsum.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun përpara ndryshimeve në medikamente dhe në ushqyerje, veçanërisht nëse keni probleme ekzistuese të shëndetit./AgroWeb.org

admin admin

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

16 hours ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

18 hours ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

1 day ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

2 days ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

2 days ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

2 days ago