<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende pune për shkak të inteligjencës artificiale

Pushimi nga puna, heqja dorë nga projektet, shkurtimet e vendeve të punës në kompani të ndryshme… Duket sikur pasojat pas pandemisë e kanë kthyer botës përmbys. Më pas, inteligjenca artificiale dhe frika e humbjes së vendit të punës. Të gjitha këto ndikojnë në një stres të përgjithshëm dhe natyrshëm lind pyetja: Cilat vende pune rrezikohen më shumë, të burrave apo të grave?

Përgjigjen e ka dhënë studimi i McKinsey Global Institute, i cili thekson se: deri në vitin 2030, më shumë gra sesa burra rrezikojnë të humbasin punën për shkak të inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Për sa i përket punësimit në të ardhmen, sipas raportit të MGI, rritja më e madhe pritet të ndodhë në sektorin e kujdesit shëndetësor, një industri që tashmë paraqet një çekuilibër të fortë, me 1.9 milionë vende të paplotësuara (në Shtetet e Bashkuara, por edhe Europë). McKinsey vlerëson se mund të ketë kërkesë për 3.5 milionë vende pune shtesë për ndihmës shëndetësorë, teknikë shëndetësorë dhe punonjës të mirëqenies kudo në botë.

Sa i përket kërkesës për punë në fushën e teknologjisë, mund të ketë një rritje me 23% deri në fund të vitit 2030. Pushimet nga puna në sektorin e teknologjisë kanë ndodhur në masë gjatë vitit 2023, por kërkesat afatgjata për talentet e teknologjisë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa ekonomia vazhdon të digjitalizohet.

Punëdhënësit në industri të tilla si bankat, sigurimet shoqërore, farmaceutikët dhe kujdesi shëndetësor, po preken nga transformime të mëdha digjitale dhe kanë nevojë për punëtorë të teknologjisë me aftësi të avancuara. Problemi? Profesionet shkencore dhe teknologjike zotërohen më shumë nga burrat.

Sektorët në rrezik

Në rrezik janë punët që nuk kërkojnë kualifikim të arsimit të lartë, kreativitet dhe që priren të jenë shumë të përsëritura. Sipas Washington Post, pozicionet e pushtuara historikisht nga gratë dhe emigrantët janë më të rrezikuarat. Punët me paga më të ulëta tani mbahen nga njerëz më pak të arsimuar, gra etj.

Gratë kanë vende pune në zyrë, në shërbimet ndaj klientit, pozicione këto që po zëvendësohen lehtësisht nga inteligjenca artificiale dhe sistemet e automatizuara, duke reduktuar përkatësisht nga dy deri në 3.7 milionë vende pune deri në vitin 2030.

Humbjet më të mëdha të vendeve të punës në të ardhmen, me shumë mundësi do të prekin këto sektorë që dominohen nga gratë. Sipas studimit, kërkesa për punonjës zyre mund të bjerë me 1.6 milionë vende pune në botë, përveç humbjeve në sektorët e shitjeve me pakicë apo pozicione të tjera si asistencë administrative, arkëtar etj.

admin admin

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

4 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

4 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

4 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

5 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

5 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

5 hours ago