Pas vdekjes në moshë të shtyrë të një profesori, kthehet djali tij nga larg dhe nisë me largimin e sendeve në shtëpinë e të ndjerit. Pranë shumë gjërave të vlefshme, në dhomën e tij të punës, në një dollap, djali gjen edhe një bukë të fortë dhe të thatë.
Shërbëtorja, e cila ishte kujdesur për profesorin deri në vdekje, dinte arsyen pse ai në atë dollap kishte ruajtur bukën dhe i rrëfeu djalit të tij:
“Në vitet e para pas luftës, profesori ishte i shtrirë për vdekje. Një mik i tij i dashur, dërgoi atij një bukë, në mënyrë që të kishte edhe ai diçka për të ngrënë. Profesorit iu kujtua familja fqinje e varfëruar, e cila kishte fëmijë dhe kërkoi t’u dërgohet atyre.
Familja e fqinjit u prek shumë nga mirësia e profesorit, por ajo nuk deshi ta mbajë për vete këtë dhuratë të çmueshme, por ia dërgoi një të veje, që jetonte në një shtëpi pranë tyre, në një dhomë të vogël të tavanit.
Plaka u gëzua shumë për bukën, por ia dërgoi bijës së vet, që jetonte disa shtëpi më larg dhe kishte një djalë të vogël dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë.
Bija u gëzua për bukën dhe menjëherë i vajti mendja te profesori i sëmurë për vdekje. Iu kujtua se ai kishte ndihmuar njëherë djalin e saj të vogël dhe kishte refuzuar të merrte lekë dhe pa u hamendur, ia dërgoi profesorit të sëmurë.
Profesori rinjohu bukën menjëherë. Gjersa mbante ai atë në dorë, tha: “Derisa në mes nesh të jetojnë njerëz, që veprojnë në këtë mënyrë, ne nuk duhet të kemi frikë për ardhmërinë!”
Qysh atë ditë, ai e kishte ruajtur këtë bukë në dollap.
Në kohë të vështira, në të cilat kishte shumë pak shpresë, ai merrte bukën në dorë, mendohej dhe përsëri ndjehej mirë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…