<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si ta kuptosh që nëna jote vuan nga çrregullimet e personalitetit

 

 

“Ushtronte edhe dhunë psikologjike; më mbushte mendjen se isha njeri i neveritshëm me sjelljen time sepse po të kundërshtoje mamanë, e tillë ishe… Ajo tani mërzitet pse nuk e telefonoj çdo ditë, e më thotë “shpirt, zemër”, aq sa ndjej neveri, nuk dua ta dëgjoj

Do të doja t’ia përplasja në fytyrë, t’i kujtoja çdo rrahje, çdo detaj, çdo fjalë; ta dinte se nuk kam harruar asgjë. Do të doja të flisja me ndonjë psikolog, ta lija të shkuarën pas, të harroja e të falja, por nuk mundem” –  ky paragraf është shkëputur nga një letër që ka mbërritur në redaksinë tonë.

Kjo marrëdhënie nënë-bijë,që shoqërohet me trauma përgjatë gjithë jetës së fëmijës (si në rastin e vajzës) mund të vijë në fakt nga problemet që nëna ka me personalitetin.

Psikologët thonë se kur njëri nga prindërit vuan nga çrregullime të personalitetit, sfida për fëmijët është dyfish edhe më e vështirë. Veçanërisht, kur bëhet fjalë për nënën. Si ta kuptojmë nëse nëna jonë vuan nga një çrregullim i tillë?

1. Ajo ka tendencë për ta ndarë familjen

Ajo do gjithnjë të ndihet e rëndësishme dhe në momentin e parë që ti nuk e përfshin diku, do të shkojë kundër teje. Nëse keni motër ose vëlla, ajo mund të arrijë deri aty sa të thotë gjëra që do t’ju vënë kundër njëra tjetrës.

2. Përdor gjithnjë teknikën e heshtjes

Taktika e heshtjes është shumë e përdorur për njerëz që duan të ndëshkojnë dhe të kontrollojnë. Një metodë e tillë përdoret më tepër nga nënat që kanë probleme me personalitetin e tyre. Diçka të tillë mund ta vini re kur ju i thoni se është gabim dhe zgjidhni të mos ndiqni këshillën e saj.

 

Lexo po ashtuÇrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen

 

3. Nuk “i njeh kufijtë”

Nënat që vuajnë nga çrregullimet e personalitetit nuk njohin limite. Nuk ekziston diçka e tillë si privatësia për to. Ajo do të dijë çdo gjë rreth jetës tënde. Ti duhet ta dish këtë për të vendosur disa kufij, në të kundërt, do të ndihesh e manipuluar, e futur në kurth dhe gjithë kohës nën presionin e kontrollit.

4. S’bën gjë tjetër përveçse të kritikojë!

Nëse je rritur me një nën që kritikon ose kontrollon vendimet e tua, ti kurrë s’do mësosh të kesh besim tek vetja.

5. Ndjenjat e saj vijnë para kujtdo tjetër

Nëse nëna jote bën gjëra që bien ndesh me instinktet e mëmësisë, me siguri ajo ka probleme. Në një moment ti e sheh që është xheloze për ty, përpiqet të të konkurrojë dhe ta vendosë rehatinë e saj para tëndes. Këto nuk janë shenja të një marrëdhënieje normale nënë-bijë.

Të gjitha që përmendëm më lart,nuk e bëjnë nënën tuaj “njeri të keq”, por padyshim një person që ka nevojë për ndihmë. Ju s’mund të bëni asgjë për ta ndryshuar, kurse ajo po!

admin admin

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

2 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

2 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

3 days ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

3 days ago