Më 25 janar 1980 Nënë Tereza ka marrë çmimin më të lartë civil në Indi, Bharat Ratna për punën e saj humanitare. Shenjtorja shqiptare, emri origjinal i së cilës ishte Agnez Gonxhe Bojaxhiu u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare dhe shkoi në Indi ku nisi aktivitetin e saj humanitar.
Atje themeloi kongregacionin fetar katolik, Misionaret e Bamirësisë, në vitin 1950.
Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?
Ndërsa çmimi Bharat Ratna në Indi është çmimi më i lartë civil. Instituti, më 2 janar 1954 nisi të jepte çimet për njohjen e shërbimeve të jashtëzakonshme pa dallim race, feje, gjinie e pozicioni. Fillimisht ishte i kufizuar në arritjet në art, letërsi, shkencë e shërbime publike por më pas kriteret u zgjeruar duke përfshirë “çdo fushë të përpjekjeve njerëzore” në dhjetor të 2011. /KultPlus.com
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…