<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Testimi me gjak mund të detektojë më herët sëmundjen e Alzheimerit

Një studim i ri ka sugjeruar se testimi i gjakut i një personi për të parë nëse përmban një lloj proteinë që quhet “phosphorylated tau” apo “p-tau”, mund të shfrytëzohet për të detektuar sëmundjen e Alzheimerit, shumë para se të shfaqen simptomat, raporton CNN.

Sipas studimit që u publikua të hënën në gazetën “Jama Neurology”, ky lloj testimi i gjakut ka dalë të jetë i saktë për 96% në identifikimin e baktereve amiloide dhe 97% i saktë në identifikimin e “p-taut”.

Në studim morën pjesë 786 persona që kishin moshën mesatare 66 vjet, 80% prej të cilëve testi u doli të jetë i saktë. Vetëm 20% prej tyre iu desh të bënin analiza shtesë në mënyrë që të dinin se a kishin predispozita të diagnostikoheshin me Alzheimer në të ardhmen.

“Ky test ishte impresionues sepse ishte po aq i saktë sa testimi i avancuar si ai i lëngut cerebrospinal dhe skanimet e trurit që tregojnë patologjinë e Alzheimerit në tru”, ka thënë njëri ndër autorët e studimit, Nicholas Ashton.

Vitin e kaluar pati dalë në treg në SHBA një test i gjakut që detektonte simptomat e lehta të harresës në mënyrë që t’u ndihmojë njerëzve të dinë nëse kanë predispozita që të diagnostikohen me Alzheimer në të ardhmen.

Testi që u shfrytëzua në studimin e ri u zhvillua nga kompania “ALZpath”, i cila siguroi material për studimin pa pagesë. Testi aktualisht është në dispozicion vetëm për studime, por Ashtoni ka bërë të ditur se testi së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për përdorim klinik.

Kompania “ALZpath” ka treguar se çmimi për një lloj testi të tillë varion prej 200 deri në 500 dollarë.

“Skanimet kanë rrezatim dhe mund të kushtojnë më shumë se 5 mijë dollarë. Analizat spinale janë shumë të mira sepse marrin informacion të detajuar. Por jo gjithkush mund t’i bëjë këto analiza, janë të shtrenjta dhe shpenzimet nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor”, ka thënë neurologu Dr. Richard Isaacson.

Isaacson, i cili ka bërë teste të ndryshme për Alzheimer më parë, po e konsideron testin e ri si një mundësi të mirë për zbulimin e sëmundjes shumë kohë më përpara duke krijuar mundësi të trajtimit të hershëm në mënyrë që të mos zhvillohet.

“Njerëzit bëjnë teste për kolesterol para se të kenë një sulm në zemër. Për mua ky lloj testi është më i miri që mund t’u jepet njerëzve para se të kenë simptome të harresës. Sikur testi i kolesterolit edhe ky na mundëson të shohim se ku qëndrojmë, në mënyrë që të dimë si t’i qasemi Alzhaimerit që ta kemi nën kontroll sëmundjen”, ka thënë Isaacson.

admin admin

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

7 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

7 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

9 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago