Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë.
Shumë njerëz ndjekin zakonin e përditshëm atë të shoqërimit të kafesë me pak qumësht e sheqer.
Por nëse doni vërtetë të ëmbëlsoni paksa kafen tuaj në mëngjes, e jo vetëm, provoni si alternativë kafenë me pak mjaltë.
Mjalti përmban vitamina A, C dhe B, gjithashtu ai është i pasur me lëndë minerale si magnez, kalium, hekur dhe kalcium.
Mjafton të shtoni një lugë çaji me mjaltë në filxhanin e kafesë dhe ta trazoni mirë atë. Nëse e dëshironi më të ëmbël mund të shtoni edhe pak më shumë mjaltë.
Krahas shijes fantastike që i jep kafesë, kombinimi i saj me mjaltë është edhe një metodë natyrale kundër virozave dhe gripit.
A është mjalti më i mirë se sheqeri?
Falë vlerave të tij ushqyese dhe vetitë antioksiduese, mjalti padyshim është më i miri.
Sheqeri nga ana tjetër nuk ka asnjë nga këto vlera ushqyese dhe sapo ai zbret në stomak shndërrohet në përbërës acidi.
Kafe me mjaltë kundër ftohjes
Kërkimet shkencore thonë se kombinimi i kafesë me mjaltë është efektiv në çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes kur të prek i ftohti.
Trajtimi i gripit të lehtë përmes kësaj metode ka rezultuar e suksesshme, e sigurt, me pak kosto dhe mbi të gjitha e shijshme.
Kafeja me mjaltë ndihmon edhe në shërimin e fytit të thatë si dhe problemet me kollën gjithashtu.
Megjithatë, në rastet kur organizmi është prekur nga e ftohura dhe simptomat janë të forta krahas metodave natyrale, mënyra më e mirë është t’i drejtoheni mjekut.
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…