Categories: KULTURË

Analizohet ADN-ja e shqiptarëve: Në Kosovë prejardhja ilire është vërtetuar të jetë 80%, në Shqipëri 75 %!

Disa rezultate të ADN-së kanë krijuar një entuziazëm që i ka kapluar shumë shqiptarë. Në Kosovë del që prejardhja ilire është 80 përqind kurse në Shqipëri 75 përqind.

Një habi, e përzier me gëzim, se shqiptarët nuk kanë aspak prejardhje ‘turke’ e fare pak ‘romake’. Interpretimi i gabuar i historisë bënë që disa të krenohen me këto ‘fakte’. E vërtetë që shqiptarët nuk kanë prejardhje turke dhe romake për shkak se kjo nuk është e mundur praktikisht. Romakët kanë qenë grup i vogël i njerëzve kurse turqit, duke qenë fis, edhe më i vogël. Prejardhja bizantine nuk ekziston fare. Në fakt, termi bizantin është invencion që ka filluar të përdoret pas rënies së Perandorisë Bizantine.

Në aspektin gjenetik shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me romakët, bizantinët dhe otomanët. Perandoritë nuk shpërndajnë prejardhje gjenetike, por kulturë. Prandaj, shqiptari sot është ‘prodhim’ romako-bizantino-otoman. Nuk duhet të injorohet edhe kultura pansllave që te shqiptarët ka ardhur përmes komunizmit e në të cilin sistem në Shqipëri kanë jetuar më gjatë se gjysmë shekulli – kurse në Kosovë një shekull.

ADN-ja është me rëndësi për shkak se e tregon prejardhjen biologjike, por kjo gjë nuk është esenciale në formimin e ndërdijes kombëtare. Nacionalizmi, nga i cili doli kombi, është ideologji, sikur edhe religjioni. Njerëzit kanë hyrë në bashkësi kombëtare me dëshirë, por në shumë raste edhe për shkak se nuk kishin rrugë tjetër. Popujt kanë qenë të detyruar të hyjnë në njërin apo tjetrin komb ashtu siç e kishin paraparë ideologët e nacionalizmit. Pra, kombi është krijesë artificiale kulturore e jo zhvillim natyral i bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

Para disa ditësh u bë lajm kur një shqiptar e vizitoi një serb në një fshat të Gjilanit. Shqiptari tha se e kishte kushëri serbin. E vërtetë. Por, në këtë rast edhe pse që të dy kanë prejardhje të përbashkët ose ADN të njëjtë, njëri është shqiptar e tjetri serb. Spiro dhe Anastas Bocariq, kanë qenë dy piktorë shumë të njohur serbë. Që të dy ishin nipa të Marko Boçarit të famshëm dhe me ADN të njëjtë me Ali Pashë Tepelenën. Por, pasardhësit e Marko Boçarit përfunduan si grekë dhe serbë. Pra, ky është shembull se individët dhe shoqëria gjatë etapave historike janë zhvilluar në drejtime të ndryshme kulturore dhe kanë përfunduar në bashkësi po ashtu të ndryshme kombëtare.

Sipas ADN-së, një pjesë e madhe e banorëve të Bosnjës dhe Kroacisë bregdetare dalin ilirë, por nuk janë shqiptarë. Rast i kundërt është bota arabe që shtrihet nga Mauritania e deri te kufijt e Iranit. Tërë ky rajon flet arabisht (si gjuhë të parë) dhe kanë religjion (islam) të përbashkët. Por, prejardhja e tyre është tërësisht e ndryshme në aspektin biologjik (ADN). Ta zëmë, në Egjipti rreth 75 përqind janë egjiptas sikur edhe në Siri që janë me prejardhje asiriane, por kulturalisht janë arabë.

Sipas ADN-së, kush do të ishte francez në Francë, anglez në Angli apo amerikanë në Amerikë? Gati askush. Prandaj, ADN-ja në formimin dhe zhvillimin e kombit është e parëndësishme.

admin admin

Recent Posts

Hurma Arabie me qumësht – Kura që bën mrekulli për shëndetin

  Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…

35 minutes ago

Të mirat në shëndet nëse pini lëng mishi për shtatë ditë

  Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…

53 minutes ago

Kura e fortë kundër reumatizmës, ,mbipeshës dhe sinozitit – Si ta përdorni çdo ditë

  Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…

1 hour ago

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…

2 hours ago

Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…

3 hours ago

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

3 hours ago