1 në çdo 8 persona në Shqipëri vuan nga sëmundjet e veshkave. Mjekët nefrologë thonë se vitet e fundit vihet re një rritje e sëmundjeve të veshkave në popullatë.
Ka një sërë shenjash fizike të sëmundjes së veshkave, por ndonjëherë njerëzit ia atribuojnë kushteve të tjera. Gjithashtu, ata me sëmundje në veshkave priren të mos përjetojnë simptoma deri në faza shumë të vona. Kjo është një nga arsyet pse vetëm 10% e njerëzve me sëmundje kronike të veshkave janë të vetëdijshëm për diagnostikimin.
Jeni më të lodhur, keni më pak energji ose keni probleme me përqendrimin. Një rënie e rëndë e funksionit të veshkave mund të çojë në një grumbullim të toksinave dhe papastërtive në gjak. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të lodhur, të dobët dhe mund ta bëjë të vështirë përqendrimin.
Një ndërlikim tjetër i sëmundjes së veshkave është anemia, e cila mund të shkaktojë dobësi dhe lodhje.
Keni probleme me gjumin. Kur veshkat nuk filtrojnë siç duhet, toksinat qëndrojnë në gjak dhe kjo mund ta bëjë të vështirë gjumin. Ekziston gjithashtu një lidhje midis obezitetit dhe sëmundjes kronike të veshkave.
Keni lëkurë të thatë. Veshkat e shëndetshme largojnë mbetjet dhe lëngjet shtesë nga trupi juaj, ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndihmojnë në mbajtjen e kockave të forta dhe punojnë për të ruajtur sasinë e duhur të mineraleve në gjakun tuaj.
Ju ndjeni nevojën për të urinuar më shpesh. Nëse ndjeni nevojën për të urinuar më shpesh, veçanërisht gjatë natës, kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së veshkave.
Shihni gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme zakonisht mbajnë qelizat e gjakut në trup kur filtrojnë mbetjet nga gjaku për të krijuar urinë, por kur filtrat e veshkave janë dëmtuar, këto qeliza gjaku mund të fillojnë të “rrjedhin” në urinë. Përveç sinjalizimit të sëmundjes së veshkave, gjaku në urinë mund të jetë tregues i tumoreve, gurëve në veshka ose një infeksioni.
Urina krijon shkumë. Flluskat e tepërta në urinë – veçanërisht ato që kërkojnë që t’i shpëlani disa herë para se të largohen – tregojnë proteina në urinë.
Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…
Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…
Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…
“Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…
Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…
Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…