Çfarë korrelacioni ka midis goditjes në tru, sulmit në zemër dhe grupit të gjakut? Hulumtimi i ri ka zbuluar një lidhje që nuk duhet nënvlerësuar.
Goditja në tru është një sëmundje cerebrovaskulare, shpesh e papritur, që ndodh pas reduktimit ose ndërprerjes së qarkullimit të gjakut në tru dhe pas vdekjes së qelizave të trurit. Çdo sinjal që mund të parashikojë rrezikun mund të jetë i rëndësishëm.
Në këtë drejtim, hulumtimi i kryer nga Universiteti i Maryland School of Medicine dhe i publikuar në revistën Neurology tregoi se grupi i gjakut i një personi mund të lidhet me rrezikun e goditjes së hershme në tru.
Analiza tregoi se njerëzit me goditje të hershme kishin më shumë grup gjaku A dhe më pak grup gjaku 0, krahasuar me njerëzit me goditje të vonshme dhe njerëzit që nuk kishin pasur kurrë një goditje në tru.
Në mënyrë të veçantë, ata me grupin e gjakut A kishin një rrezik 16 për qind më të lartë për goditje të hershme sesa njerëzit me grupe të tjera gjaku. Ndërsa ata me grupin e gjakut 0 kishin një rrezik 12 për qind më të ulët.
Studiuesit ende nuk e dinë arsyen e kësaj lidhjeje, por mendohet se lidhet me faktorët e mpiksjes së gjakut si p.sh. trombocitet dhe qelizat e rreshtimit të enëve të gjakut dhe proteinat e tjera qarkulluese, të cilat luajnë një rol në formimin e mpiksjes së gjakut.
Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme për të sqaruar më mirë mekanizmat e rritjes së rrezikut të goditjes në tru.
Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…
Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve. Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…
Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…
Kanë kaluar 20 vjet që kur studiuesit australianë zhvilluan vaksinën e parë në…
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…