Një kultivues në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin botëror, duke rritur qepën më të madhe në botë.
Ajo u prezantua së fundmi në konkursin e perimeve. Sipas organizatorëve të konkursit, qepa e rritur nga Gareth Griffin peshonte plot 8,97 kg, përcjell Fol Drejt.
Në eventin që u mbajt në Ripon të North Yorkshir u shfaqën dhe shumë perime të tjera gjigante, si lakra, panxharë, kastravecë apo kunguj. Kultivuesi tjetër Chris Parish mori në shtëpi çmimin për kungullin e tij gjigant, që peshonte 102 kg. Shfaqja zhvillohet dy herë në vit, në prill dhe shtator, me deri në 30.000 vizitorë që ndjekin konkursin e vjeshtës./
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…