<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Vdekjet e papritura nga sulmet në zemër, mjeku i njohur tregon se si duhet t’i parandalojmë

 

 

Aksidentet kardiovaskulare klasifikohen si shkaku kryesor i vdekjeve në vend. Ndodhia e dy infarketeve kardiake të cilat u bënë publike në rrjetet sociale, njëra prej të cilave pranë gjykatës së Tiranës, klasifikohen si infarkte akute të papritura.

 

“35% e sëmundjeve janë kardiologji dhe është maja e piramidës,” i tha kreu i emergjencave mjeksore Skënder Brataj.

 

 

“1 në 1000 banorë vdesin në mënyrë të papritur nga infarkti, pra 3.000 veta në Shqipëri vdesin në mënyrë të papritur. Ata që shpëtojnë janë vetëm 35%. Studimet gjatë pandemisë përforcuan edhe një herë shkaqet siç janë jeta sedentare, mosha, obeziteti etj.,” tha Dr. Brataj.

 

Ai thotë se fakorët shkatues janë kompleks, ku nuk përjashtohet edhe ndryshimi i temperaturave që ndikon në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Dr. Brataj këshillon parandalim i cili duhet të fillojë të merret në konsideratë nga të gjtha ata që shohin se kanë të pranishëm një faktor risku në trupin e tyre.

 

 

“Kur faktorët e riskut janë arritur, duhet të parandalosh. Duhet të bësh një elektrokardiogramë, një ekokardiogramë që të shohësh dimensioned e zemrës sepse mund të kesh patur edhe një infarct të vogël dhe nuk e ke vënë re.Ndërsa po ti bësh këto ekzaminime duket që ke pas një pasojë,” tha Dr. Brataj.

Sipas statistikave, 80% e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, ndodhin në orën e parë, në rast se nuk ndërhyhet. Në Shqipëri përllogaritet se nga sëmundjet kardiovaskulare vdesin çdo vit me shumë se 11 mijë persona.

admin admin

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

20 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

21 hours ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

21 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

1 day ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

1 day ago