Një studim ka vërtetuar procesin e rikuperimit nga dëmtimet e konsumimit të tepërt.
7 muaj pa alkool, dhe truri ka aftësinë të ripërtërihet plotësisht nga të gjitha dëmet strukturore të shkaktuara nga përdorimi i tepërt.
Kush abuzon me alkool në mënyrë kronike dhe të gjatë, zakonisht vuan nga patologjia AUD, që është një shqetësim cerebral që karakterizohet nga një kapacitet i ulët për të ndërprerë apo reduktuar konsumin e pijeve, dhe që shoqërohet me një hollim të disa zonave të kores së trurit. Në këtë rast autoret e studimit kanë studiuar një grup personash që kishin varësi ndaj alkoolit.
Ndryshimet të lehta u dalluan që pas 8 ditësh nga ndalimi total i konsumit, me shumë pas muajit të parë, dhe ky ndryshim strukturor cerebral vijoi edhe pas muajit të tretë, e deri në muajin e shtatë. Deri më sot studime të tilla kishin vrojtuar trashjen e murit të kores së trurit deri në 2 muaj pas ndalimit të përdorimit të alkoolit, dhe kjo është hera e parë që vërtetohet se truri vijon autorigjenerimin, gjë që është mjaft e rëndësishme.
Megjithatë do vijojnë studimet për të kuptuar ndryshimet që verifkohen në funksionalitetet e trurit.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…