Shumë njerëz përdorin peceta të lagura çdo ditë duke besuar se ato do të pastrojnë më mirë se letra e zakonshme higjienike.
Por, përpara se të zgjidhni pecetat e lagura, duhet të keni parasysh nëse janë të dëmshme. Ndërsa herë pas here mund të fshini në mënyrë të sigurt organin gjenital me peceta antibakteriale, përdorimi i tepërt i pecetave të lagura, mund të mos i shërbejë shëndetit tuaj. Ndryshe nga letra higjienike, e cila prishet në ujë para dhe pas shpëlarjes, pecetat e lagura nuk prishen aq lehtë. Kjo është për shkak se ato janë bërë shpesh nga materiale sintetike dhe plastikë që nuk shpërbëhen në ujë.
Pecetat e lagura mund t’ju bëjnë të ndiheni më të pastër, por ato mund të jenë të dëmshme nëse zëvendësojnë plotësisht letrën higjienike. Sipas gastroenterologes Victoria Glass, kjo ndodh sepse pecetat e lagura mund të prishin mikrobiomën tuaj duke hequr bakteret e mira, duke lënë pas bakteret e këqija, të cilat mund të shkaktojnë skuqje, irritim dhe infeksione mykotike.
Ndërsa të rriturit mund të përdorin herë pas here peceta të lagura në vend të letrës higjienike, fshirja shumë e shpeshtë me to mund të varfërojë mikroorganizmat mbrojtës dhe t’u hapë rrugën problemeve të mundshme shëndetësore. Sipas Dr.Nancy Chung, lëkura në zonën e vitheve mund të jetë e ndjeshme. Për këtë arsye, është mirë të shmangni ekspozimin e zonës ndaj aromave dhe kimikateve të panevojshme. Fatkeqësisht, shumë peceta përmbajnë kimikate, aroma dhe parfume, të cilat Dr.Chung thotë se mund të çojnë në kruajtje, acarim dhe inflamacion.
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…