Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për regjistrimin e popullsisë që nga viti 2011, autoritetet kanë të dhëna për emrat e mbiemrat më të përdorur.
Mbiemri më i përdorur në Kosovë te gjinia mashkullore, sipas të dhënave që lajmi.net i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme është mbiemri ‘Krasniqi’.
“Mbiemrin Krasniqi e kanë gjithsej 94,218 banorë”, ka treguar kjo ministri.
E MPB thotë se mbiemrat më të përhapur për 2023 janë: Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Rexhepi, Hasani, Bytyqi dhe Hoti.
“Top 10 mbiemrat më të përhapur janë: Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Bytyqi, Hasani, Bajrami, Kastrati, Hoti”, thuhet në përgjigjen e MpB-së.
MPB tutje ka bërë të ditur se emri më i përdorur në Kosovë nga gjinia femërore është Fatime.
Ndërsa nuk ka sqaruar se cili emër është më i përdorur te meshkujt kosovarë.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…