Categories: Uncategorized

Perimet e janarit që duhet t’i keni në shtëpi

Pasi i premtuat vetes që në vitin 2024 do të ushqeheni shëndetshëm, gjëja e parë që bën është të shkosh në pazar për ushqime të shëndetshme.

Është e mundur që të gjeni produkte të sezonit që janë të mbushura me vitamina e që na mbajnë në formë në këto ditë dimri, duke filluar me panxharin e kuq me lakrat gjithë shije apo gamën e gjerë të perimeve, të freskëta me rrënjë.

Panxhari i kuq

Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë. Të ngjashme, ka edhe në Kosovë.

Nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt (janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni).

Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

Lakra

E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e kancerit.

Duke ngrënë më shumë lakër, zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat.

Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar.

Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.

Mbajini të mbyllur në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë.

Lulelakra

Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj. Për këtë arsye ky është dhe një produkt shumë i kërkuar në treg.

Fermerë shqiptarë në vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai europian.

Në Janar, ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, në sasinë e duhur, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik.

Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin. Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra tjerës.

Varieteti i bardhë duhet të jetë shumë i zbehtë dhe nuk duhet të ketë asnjë pikë, apo njollë të zezë në sipërfaqe.

Edhe pse në pamje lulelakra duket jetëgjatë, në të vërtetë ajo prishet shumë shpejt. Për ta ruajtur sa më gjatë, mbështilleni dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit.

Karota

Kohë më parë karrotat ishin vetëm të një lloji, të mëdha dhe portokalli. Sot mund t’i gjeni në një shumëllojshmëri formash, përmasash dhe ngjyrash. Karrotat janë nga perimet më të ëmbla me rrënjë.

Mënyra më e mirë për t’i zgjedhur karrotat është nga ngjyra, duhet të jenë në ngjyrë të forte, por duhet të bëni kujdes dhe tek rrënja, e cila nuk duhet të ketë të çara.

Vendosini në një vend të thatë dhe mos i mbani në qese, pasi lagështira që krijohet do t’i prishë më shpejt.

admin admin

Recent Posts

ANDRONIKA ARIANITI KOMNENA KASTRIOTI, JETA NË OBORRET E MBRETËRISË SË NAPOLIT DHE TË SPANJËS Nga Dr. Lutfi ALIA

Andronika Arianiti Komnena, e bija e princit Gjergj Arianiti dhe Maria Muzaka, u lind në…

4 hours ago

“Kombi shqiptar s’do rrijë i qetë përballë shtypjes së egër”, çfarë i shkroi Abdyl Frashëri sulltanit më 1879

SEJDO HARKA/ “Si mund t’i thuash bujkut, çfarë bëre, kur mbjell farën në arë? Sot fara…

5 hours ago

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 – 1910

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 - 1910 Nga Hasan Mehmeti Kryengritjet…

5 hours ago

ARBËRESHËT E ANAMALAS NË ITALI

Po e publikojm për studiuesit dhe historiografinë shqiptare një dokument nga gjuha e shkruar arbëreshe…

6 hours ago

Studimi zbulon 3 mënyra kryesore për të lënë duhanin

Mendoni ta lini duhanin? Ka tre mënyra kryesore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga…

9 hours ago