<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Harta që tregon saktësisht se përse ju dhemb barku

 

Çdokujt me siguri pak ju ka ndodhur të keni problem me dhembjet e barkut, ndërsa kjo mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme si të atyre të parrezikshme ashtu edhe të atyre, të cilat ndoshta tregojnë që jeta ju është rrezikuar

Mjekët tregojnë se cili mund të jetë shkaku i dhembjeve në varësi nga pjesa e stomakut ku ndieni dhembjen.

Pjesa e djathtë e sipërme e barkut

Në këtë pjesë gjenden fshikëza e tëmthit dhe mëlçia, andaj dhembja në këtë pjesë të stomakut zakonisht ka të bëjë me këto organe.

Nëse ndieni dhembje të fuqishme dhe të papritur e cila përhapet deri te supi juaj i djathtë pas ushqimit të yndyrshëm, atëherë ndoshta problem juaji është guri në fshikëzën e tëmthit.

Dhembja në shpinë, e cila është therëse dhe zgjat disa orë mund të jetë simptomë e inflamacionit të fshikëzës së tëmthit, ndërkaq dhembja e topitur dhe e fuqishme e cila shfaqet herë pas here mund të tregojë që vuani nga hepatiti.

Pjesa qendrore e sipërme e barkut

Në këtë pjesë gjendet duodenumi (zorra 12 gishtore), fillimi i zorrëve dhe pjesa më e madhe e pankreasit, andaj dhembja, e cila përhapet edhe në shpinë, mund të jetë simptomë e pankreatitit.

Ndjenja e djegësirës mund të shfaqet për shkak të thartirës së shtuar apo disepsisë.

Pjesa e sipërme e majtë e barkut

Në këtë pjesë gjenden veshkat, andaj dhembja në këtë pjesë të stomakut mund të tregojë inflamacion të veshkave.

Dhembja e cila shfaqet në valë mund të tregojë në ekzistimin e gurëve në veshka.

Pjesa qendrore e barkut

Çfarëdo ndjenje e pakëndshme mund të tregojë në problemin me zorrën e hollë dhe zorrën e trashë.

Ngërçet dhe dhembja tregojnë në inflamacionin, por nëse është e shoqëruar me vjellje dhe krupë dhe bashkë me gazra, atëherë fjala është për obstruksionin e zorrës së hollë.

Pjesa e poshtme e djathtë e barkut

Në këtë pjesë gjendet zorra qorre problematike, organ i vogël i cili depoziton bakteret e dobishme, përmirëson tretjen dhe përkrah sistemin e imunitetit.

Dhembje e mprehtë, humbje e apetitit, krupë, vjellje dhe temperatura, janë simptoma të inflamacionit të zorrës qorre, e cila kërkon intervenim të shpejtë kirurgjikal për të penguar pëlcitjen e zorrës qorre dhe vdekjen e mundshme të pacientit për shkak të helmimit të gjakut.

Pjesa e poshtme qendrore e barkut

Në këtë pjesë gjenden fshikëza dhe organet gjenitale. Dhembja në stomak, djegia me rastin e urinimit dhe ndryshimi i ngjyrës së urinës mund të tregojnë që keni infeksion të fshikëzës.

Dhembja e papritur në pelvis mund të tregojë në probleme të caktuara me organet riprodhuese.

Pjesa e poshtme e majtë e barkut

Pjesa më e madhe e zorrës së trashë gjendet aty, andaj nëse keni ndonjë problem me këtë organ do të ndieni dhembje në këtë pjesë të barkut.

Dhembja e shoqëruar me ngërçe, fryrje, gazra, diarre apo kapsllëk mund të tregojë irritimin e zorrëve.

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, apo ato tashmë një kohë shfaqen, patjetër shkoni te mjeku juaj.

Vëmendje: Mos provoni që vetes t’ia caktoni diagnozën dhe terapinë

admin admin

Recent Posts

Sa vapë mund të përballojë njeriu? Ekspertët shpjegojnë kur rreziku bëhet real

    Nga Donatella Zorzetto Vapa ekstreme po vendos në alarm mjekët. Ekziston një prag…

6 hours ago

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

    Rëndesa në këmbë, ënjtja rreth kyçeve dhe venat më të dukshme në mbrëmje…

7 hours ago

Vitamina e cila ju ndihmon t’i luftoni të dyja llojet e diabetit

    Marrja e një tablete vitaminë C dy herë në ditë mund të ndihmojë…

8 hours ago

Keni kujdes! Ja çfarë mund të shkaktojë sulm në tru

    Sulmi në tru ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit…

8 hours ago

Hudhra para gjumit: 5 përfitimet shëndetësore që i jep trupit

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.  …

1 day ago

Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

    Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si…

1 day ago