<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Cilat janë vendet më të mira për të jetuar në Zvicër?

Cyrihu, Gjeneva, Bazeli, janë të gjitha qytete të bukura me shumë oferta për banorët e tyre, por cili do të kryesonte listën e vendeve më të mira për të jetuar në Zvicër? Doli, asnjëri prej tyre.

Një studim i ri i cilësisë së jetës i porositur nga gazeta e përditshme Handelszeitung shqyrtoi disa kritere për të përcaktuar vendet më të mira në vend. Gemeinderatings 2022 vlerësoi 944 komuna me më shumë se 2,000 banorë për të bërë renditjen, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Ndër kriteret për të përcaktuar se sa tërheqëse është secila zonë, ata shqyrtuan çështjet e taksave, sa të sigurta janë qytetet, sa vende pune janë të disponueshme, cilësinë e tregut të pasurive të paluajtshme (si kur bleni ashtu edhe kur merrni me qira prona) dhe nivelin e mbështetjes për banorë të moshuar.

Për më tepër, Handelszeitung shqyrtoi çështje të tilla si disponueshmëria e ofertave të kohës së lirë, aksesi në transportin publik dhe faktorët e qëndrueshmërisë gjithashtu.

Këto janë dhjetë vendet më të mira për të jetuar në Zvicër:

Cham, Kantoni Zug

Zug, Kantoni Zug

Risch, Kantoni Zug

Altendorf, Kantoni Schwyz

Walchwil, Kantoni Zug

Meggen, Kantoni i Lucernit

Meilen, Kantoni Cyrih

Hergiswil, Kantoni Nidwalden

Hünenberg, Kantoni Zug

Baar, Kantoni Zug

Zvicra gjermanisht-folëse dominon listën.

Qyteti më i mirë, Chami- ka dalë jashtëzakonisht mirë në kriteret e taksave (duke arritur në vendin e pestë) dhe pasurive të paluajtshme (të 11-ta në renditje për këtë kriter). Qyteti fqinj Zug siguroi vendin e dytë, i ndjekur nga Risch, të gjithë në të njëjtin kanton.

Zonat frëngjisht ose italishtfolëse të Zvicrës sigurisht nuk kanë ecur mirë, dhe të gjitha dhjetë qytetet kryesore të vendit janë në kantonet gjermanishtfolëse. Për më tepër, Kantoni Zug merr një numër mbresëlënës prej gjashtë qytetesh (dhe 3 më të mirët) në 10 më të mirët.

Qyteti i parë frëngjishtfolës në Zvicër që shfaqet në renditje vjen vetëm në vendin e 63-të: Pregny-Chambésy, në kantonin e Gjenevës. Më pas, Saint-Sulpice (VD) vijon në vendin e 69-të, Carouge (GE) në vendin e 73-të dhe Lutry (VD) në vendin e 95-të).

Zvicra italishtfolëse e bën edhe më keq: shfaqet vetëm në vendin e 90-të me Collina d’Oro.

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

15 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

17 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

17 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

4 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

4 days ago