<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si ndikojnë hudhra dhe lëngu i portokallit në qarkullimin e gjakut?

Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës.

Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.

Vlerat e saj njihen gjërësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet.

Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës.

Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij.

Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij.

Ajo pranohet gjërësisht si një prej ushqimeve më të shëndetshme për zemrën.

Hudhër Dhe Lëng Portokalli Për Qarkullimin e Gjakut

Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre.

Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten:

2 thelpinj hudhre,

5 portokalle

Përgatitja: 

Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës.

Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës.

Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës.

Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit.

Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë.

Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Sasia e Këshilluar e Hudhrës Për Konsum Ditor

Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit.

Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë.

Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër.

admin admin

Recent Posts

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni

    Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…

9 hours ago

Ushqimet më të mira për forcimin e imunitetit dhe luftimin e ftohjeve

    Gjatë një ftohjeje, oreksi juaj zakonisht zvogëlohet, por disa ushqime mund t'ju ndihmojnë…

9 hours ago

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…

11 hours ago

Shenjat e kancerit të mitrës që nuk duhet t’i injoroni

    Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…

12 hours ago

Çaji i gjetheve të fikut, ilaçi popullor që lufton këto sëmundje

    Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…

12 hours ago

Pse Piramida e Madhe nuk u shkatërrua nga tërmetet për 5 mijë vjet?/ Shkencëtarët zbulojnë sekretin

  Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…

12 hours ago