<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pse ndodhin ngërçet në këmbë dhe si duhet t’i trajtoni ato?

 

Janë një dhimbje e mprehtë dhe e padurueshme.
Ngërçet e këmbëve nuk dihet qartë se çfarë i shkakton ato, por dhimbja e hidhur i bën të pamundura për t’u injoruar, transmeton Fol Drejt.

 

Më poshtë ju njohim me disa nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të këmbëve për t’ju ndihmuar të kuptoni dhe shmangni këtë problem të bezdisshëm.

 

Një ngërç është një tkurrje e pavullnetshme e një muskuli. Lëngjet në trupin tuaj i lejojnë muskujt të relaksohen, por kur ata dehidratohen rrezikoni t’ju kapi ngërçi.

Qëndrimi i hidratuar, veçanërisht gjatë një aktivitetit fizik, është një mënyrë e shkëlqyer për të shmangur ngërçet e këmbëve.

Sforcimi i tepërt

Përveç dehidrimit, muskujt e këmbëve gjithashtu mund të preken nga ngërçi nga sforcimi i tepërt.

Kur bëni një aktivitet fizik intensiv, nervat në shtyllën kurrizore mund të irritohen, duke shkaktuar tkurrurrje të pavullnetshme të muskujve në këmbë.

Ata me një mënyrë jetese sedentare mund të përjetojnë ngërçe edhe nga aktivitete të lehta si ecja.

Lodhja

Muskujt kanë nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Nëse nuk i lejoni muskujt tuaj të pushojnë, rreziku për t’ju kapur ngërçi rritet edhe më shumë.

Qëndrimi i tepërt ulur ose në këmbë

Trupat janë të destinuara për të lëvizur, kështu që qëndrimi i gjatë në një pozicion të vetëm, pavarësisht nëse jeni ulur apo në këmbë, ju vë në rrezik më të madh për ngërçe.

Nëse uleni ose qëndroni në këmbë gjatë gjithë ditës sepse keni punë, përpiquni të alternoni uljen dhe qëndrimin në këmbë, në mënyrë që trupi juaj të mos jetë në pozicion të njëjtë për një kohë të gjatë.

Medikamentet

Disa medikamente që jepen për trajtimin e Alzheimerit, kolesterolit të lartë, astmës, Parkinsonit dhe osteoporozës kanë tendencë të shkaktojnë ngërçe të muskujve.

Nëse kjo ndodh për shkak të mjekimit, bisedoni me mjekun tuaj për alternativa të tjera medikamentesh.

Mungesa e kaliumit

Kaliumi në qelizat e muskujve të këmbës suaj ndihmon trurin t’u tregojë muskujve kur të fillojnë dhe të ndalojnë tkurrjen. Kur keni mungesë kaliumi, këto sinjale nuk transmetohen siç duhet dhe kontraktimet e muskujve mund të zgjaten.

Bananet janë të pasura me kalium, kështu që shtimi i tyre në regjimin tuaj ushqimor do të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të duhura të kaliumit dhe shmangien e ngërçeve.

Qarkullim i dobët i gjakut

Qarkullimi i dobët i gjakut në këmbë mund të parandalojë muskujt e këmbëve të marrin të gjithë oksigjenin që u nevojitet për të funksionuar.

Kjo mund të çojë në dhimbje, spazma të muskujve dhe ngërçe. Ecja apo shtriqja e muskujve, mund të ndihmojnë në menaxhimin e qarkullimit të dobët të gjakut në këmbë dhe parandalimin e ngërçeve.

Shtatzënia

Gratë në tremujorin e tretë të shtatzënisë shpesh përjetojnë ngërçe në këmbë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Në këtë rast, ngërçet mund të shkaktohen nga pesha shtesë e foshnjës, ndryshimet në qarkullimin e gjakut dhe presioni mbi nervat e këmbëve tuaja. Ushtrimet, masazhet e këmbëve ose shtriqja e tyre, janë disa mënyra për të parandaluar ngërçet.

Skleroza e shumëfishtë

Skleroza e shumëfishtë shkakton dëmtim të sistemit nervor qendror, i cili mund të çojë në ngërçe në këmbë. Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm, shtriqja e muskujve, masazhimi i këmbëve dhe trajtimi i tyre me kompresa të nxehta dhe të ftohta, mund t’ju vijnë në ndihmë.

admin admin

Recent Posts

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

8 hours ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

9 hours ago

Kur Faik Konica i shkruante Princ Vidit më 1913..

Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…

9 hours ago

A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?

Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk…

1 day ago

Këto zakone të përditshme po shkaktojnë aroma të pakëndshme në shtëpinë tuaj

Nëse po pyesni veten pse shtëpia juaj ka gjithmonë një lloj ere, kjo mund të…

1 day ago

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

Klorpirifosi po shkurton jetën e peshqve dhe ndikon në riprodhim Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në…

1 day ago