Ata nuk duhet të ndalen në një numër
Ka numra në valvulë, kryesisht nga zero në pesë. Por a e dini saktësisht se çfarë do të thotë secili prej këtyre numrave në valvul?
Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, është veçanërisht i rëndësishëm përdorimi i duhur i ngrohjes, por pak njerëz dinë të vendosin siç duhet temperaturën në radiatorë dhe çfarë nënkuptojnë shenjat në termostat, shkruan The Sun.
Ka numra në valvul, kryesisht nga zero në pesë. Por a e dini saktësisht se çfarë do të thotë secili prej këtyre numrave në valvul dhe si mund të kurseni shtesë nëse i përdorni ato siç duhet?
Çdo numër tregon një temperaturë specifike: hidrauliku dhe mjeshtri Martin Nichols zbuloi se këta numra në të vërtetë tregojnë se cila do të jetë temperatura e dhomës, jo sa “të nxehtë” janë radiatorët.
Pra, çdo numër në valvul korrespondon me temperaturën e dhomës që do të arrijë:
0 = 0°C (i fikur)
✱ = 7°C (i njohur më mirë si flokë bore)
1 = 10°C
2 = 15°C
3 = 20°C
4 = 25°C
5 = 30°
Mos e vendosni valvulën në ‘pesë’: “Avantazhi kryesor i kësaj është se ju do të kurseni para vetëm nëse i përdorni siç duhet”, shpjegoi mjeshtri dhe këshilloi njerëzit që të vendosnin radiatorin e dyshemesë në 2 ose 3 në muajt e dimrit në një dhomë të ftohtë ku radiatori punon, lëreni të qetë dhe mos e rregulloni.
“Lëreni të bëjë punën e vet dhe të ngrohë dhomën në përputhje me rrethanat”, ka shpjeguar ai dhe i këshillon ata që s’janë të pranishëm në shtëpi që t’i lenë radiatorët në nivelin më të ulët, ose më mirë në “flokë bore” (*) për t’i ndezur shkurtimisht nëse temperatura bie nën shtatë gradë C.
Së fundi, këshilla e tij është të mos e vendosni valvulën në pesë, sepse kjo do të thotë se radiatori nuk do të ndalojë lëshimin e ujit të nxehtë derisa dhoma të arrijë 30 gradë
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…