Categories: KËSHILLA

Çfarë nënkuptojnë këto 8 sjellje të çuditshme të fëmijëve?

 

 

Për të rriturit shumë nga gjërat që fëmijët bëjnë, mund të duken të çuditshme dhe të pashpjegueshme. Për shembull, mund të pyesni veten se përse fëmija juaj e tund kokën mbi krevat para se të flejë.

Por në të vërtetë ekziston një arsye që fëmijët i bëjnë këto gjëra. Dhe mos u shqetëso, nuk është vetëm fëmija yt – shumë fëmijë i bëjnë këto sjellje!

1. Mbajnë frymën

Gjatë mbajtjes së frymës, fëmija mund të qajë dhe pastaj të ndalojë frymëmarrjen deri në 1 minutë, të bëhet i ngurtë, të kthehet në blu ose gri dhe madje edhe të zbehet për disa minuta. Dhe besojeni apo jo, në të vërtetë nuk është diçka që mund ta kontrollojnë. Këto episode mund të ndodhin, sepse fëmija juaj është i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i tronditur ose ndjen dhimbje. Edhe pse mund të duket e frikshme, zakonisht është e padëmshme dhe këto episode ndalojnë të shfaqen në moshën 4 ose 5 vjeç.

2. Heqin rrobat vazhdimisht

Fëmijët nuk ndihen të turpëruar kur janë të zhveshur. Prandaj nuk është problem që t’i heqin rrobat në çdo kohë, kudo, madje edhe në vende publike. Ata mund ta bëjnë këtë, sepse rrobat janë të pakëndshme ose, sepse ndjehen të nxehtë. Një arsye tjetër është se ata thjesht kanë mësuar ta bëjnë atë vetë, kështu që është një aftësi e re që i bën të ndihen më të pavarur.

3. Pinë ujin në dush

Fëmijët mund të mos e kuptojnë që uji në dush është i ndryshëm nga uji i pijshëm. Dhe meqenëse luajnë gjatë kohës së dushit, uji është një pjesë e tij, kështu që mund ta konsiderojnë kënaqësi pirjen e tij.

4. Bëjnë zhurmë duke përplasur kokën

Disa fëmijë përplasin kokën tek krevati apo e zhysin atë në jastëk kur flejnë apo edhe në mes të natës. Rreth 15% e fëmijëve e bëjnë atë. Ndërkohë që disa e konsiderojnë këtë si çrregullim, të tjerë besojnë se është një lloj sjelljeje vetë- qetësuese, si thithja e gishtit për shembull. Në çdo rast, zakonisht është e padëmshme dhe zhduket vetë, kështu që nuk nevojitet trajtim.

5. Vendosin gjëra në hundë, veshë dhe sy.

Fëmijëve u pëlqen të eksplorojnë botën. Kështu që kur futin gjëra të vogla në veshë, hundë dhe sy, ata eksperimentojnë me objekte të ndryshme. Ata thjesht duan të shohin se si funksionojnë dhe çfarë mund t’u ndodhë.

6. Ngrënia e sendeve të çuditshme.

Fëmijët mund të hanë pothuajse çdo gjë – nga këpucët, insektet e deri tek papastërtia.

7. Tërheqin flokët e tyre.

Fëmijët nën 2 vjeç mund të rrotullohen ose të tërheqin flokët për t’u qetësuar. Ata gjithashtu mund ta bëjnë këtë, sepse janë të mërzitur. Deri në moshën 3 vjeç, ata mësojnë të vërejnë se si reagojnë prindërit e tyre ndaj veprimit dhe kjo mund të bëhet pjesë e sjelljeve që kërkojnë vëmendje.

8. Dëshirojnë t’u lexoni të njëjtin libër pa pushim

Dëgjimi i një histori që tashmë e dinë mund t’i ndihmojë të ndihen nën kontroll. Dhe ky kontroll u jep një ndjenjë rehatie. Ata e dinë që prindi do t’u lexojë një libër para se të flenë dhe e dinë se si rrjedh historia, kështu që mund të qetësohen dhe të flenë.

admin admin

Recent Posts

Dokumenti që vërteton ditëlindjen e saktë të Ismail Qemalit

  Nga Evarist Beqiri* Ismail Qemal Vlora u lind në Vlorë, më 24 janar 1844.…

1 day ago

Si e pritën Arbëreshët Ismail Qemalin, para shpalljes së Pavarësisë

  Tre vite përpara shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali është pritur me nderime nga Kolonia…

1 day ago

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

2 days ago

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

6 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 weeks ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago