<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETEShëndet

Një test i ri gjaku zbulon se cilat nga organet po plaken më shpejt

Gjaku mund t’ju tregojë se cili organ në trupin tuaj po plaket më shpejt – tregon studimi. Testet mund të ndihmojnë në përcaktimin se kush ka një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes në atë organ të veçantë brenda 15 viteve, kanë zbuluar studiuesit amerikanë.

Ata mund të parashikojnë përparimin e gjendjeve shëndetësore, si sëmundja e Alzheimerit dhe t’i ndihmojnë njerëzit të marrin trajtim përpara se të sëmuren.

“Ne mund ta vlerësojmë moshën biologjike të një organi te një person që në dukje është i shëndetshëm. Kjo, nga ana tjetër, parashikon rrezikun e një personi për sëmundje të lidhura me atë organ”, ka thënë profesor Tony Wyss-Coray nga Universiteti i Stanfordit.

Studimi, i botuar në revistën Nature, përdori inteligjencën artificiale për të vlerësuar nivelet e proteinave në gjak duke përdorur një test.

Ata u fokusuan në 11 organe kryesore, sisteme organesh ose inde, duke përfshirë trurin, zemrën, mushkëritë, veshkat, mëlçinë, pankreasin dhe zorrët, si dhe sistemin imunitar, muskujt, yndyrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Për të trajnuar algoritmin e tyre, ekipi kontrolloi nivelet e gati 5.000 proteinave në gjakun e 1.398 pacientëve të shëndetshëm në Qendrën Kërkimore të Sëmundjeve ‘Alzheimer Knight’.

Ata varionin nga mosha 20 deri në 90 vjeç, por kryesisht ishin në fazën e mesme dhe të vonshme jetësore. Studiuesit shënuan të gjitha proteinat, gjenet e të cilave ishin katër herë më të aktivizuara në një organ në krahasim me një tjetër.

Ata gjetën 858 proteina specifike të organeve dhe trajnuan një algoritëm për të gjetur moshën e një personi bazuar në to. Në total, ekipi testoi algoritmin e tyre në një total prej 5.676 pacientësh në pesë grupe.

Pothuajse 20 për qind e pacientëve treguan “plakje shumë të përshpejtuar” në një organ, ndërsa 1.7 për qind treguan plakje në organe të shumta. Studiuesit thanë se plakja e përshpejtuar e organeve “mbart një rrezik 20 deri në 50 për qind më të lartë të vdekshmërisë”.

Ata me plakje të përshpejtuar të zemrës kishin 250 për qind më shumë gjasa të kishin pamjaftueshmëri të zemrës, ndërsa plakja e përshpejtuar e trurit dhe enëve të gjakut mund të parashikonte përparimin e sëmundjes së Alzheimerit më mirë se biomarkeri më i mirë aktual i bazuar në gjak.

“Nëse mund ta riprodhojmë këtë gjetje në 50.000 ose 100.000 individë, kjo do të thotë se duke monitoruar shëndetin e organeve individuale te njerëzit në dukje të shëndetshëm, ne do të jemi në gjendje të gjejmë organe që po kalojnë plakjen e përshpejtuar në trupin e njeriut dhe mund të jemi në gjendje t’i trajtojmë njerëzit para se të sëmuren”, ka deklaruar profesori.

admin admin

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 hours ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

2 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

3 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

3 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

21 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago