<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Historiani Sutherlan Munzier: Shqiptarët janë ushtarë të palodhshëm, janë një racë prej hekuri

Në studime e punime të ndryshme me vlerë historike ose në relacione e kronika ngjarjesh, historianë të huaj e personalitete politike e shoqërore, kanë dhënë gjatë shekujve mendime të shumta për popullin tonë.

Kështu për shembull historiani Sutherlan Munzier në veprën e tij “Turkey old and new” botuar në vitin 1882, në faqen 365 shkruan kështu për shqiptarët:

“Ata janë ushtarë të palodhshëm. Janë të gjallë dhe të gëzuar, zemërbardhë dhe heroikë për vendin, racën dhe për familjen e tyre. Ata janë një racë prej hekuri, të fortë ashtu siç janë dhe shkëmbinjtë e vendit ku ata banojnë. Në emrin e luftëtarit ata e kanë bërë veten e tyre të famshëm e me vlerë”.

Historiani rumun Demetrio Cantemiri në veprën “The history of the Growth and decay of the Ottoman empire”, botuar në vitin 1666, ndër të tjera shkruan:

“… Luftëtarët shqiptarë janë më të mirë, më të vendosurit dhe më me mend se sa jeniçerët. Edhe pse nuk kanë një rregullore të tyre të përcaktuar sikurse kanë jeniçerët, ata kanë si traditë zakonin: të qëndrojnë të bashkuar si në fitore, ashtu dhe në humbje.

Shqiptarët janë veçanërisht të famshëm si qëllues, janë aq të stërvitur në këtë drejtim, sa lehtësisht mund të vënë një vezë mbi kokën qoftë dhe të nënave, grave e të fëmijëve të tyre dhe ta marrin në shenjë vezën nga një largësi prej dyqind hapash…”.

Historiania Miss Edith Durham shkruan: “… Asnjë racë e huaj nuk ka mundur t’i asimilojë shqiptarët, t’u shkatërrojë atyre gjuhën dhe zakonet kombëtare. Inteligjenca e madhe e shqiptarëve u bëri ballë romakëve…”.

Po kjo më tutje shpjegon:

“… Zotërimet e huaja kanë kaluar mbi kombin shqiptar pa lënë në të asnjë gjurmë, si uji që kalon mbi shpinë të rosës”. Kurse historiani francez Jean Larmeroux thotë: “Kulti i vërtetë i shqiptarëve është kulti i Atdheut”.

Sipas arkivit të kryeministrisë turke (Bashbakanllëk arshivi) është karakteristikë tmerri që i ka zënë autoritetet e larta të pushtuesve osmanlinj në Shqipëri. Ja një nga raportet e datës 27 nëntor 1828, që serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha, i drejtoi Stambollit: “Ky popull nuk don të punojë për… dovlet.

Mund të më bëjnë atentat. Tani rreh meje kam vetëm shqiptarë. Zoti më ruajt, shteti duhet të verë dorë… Mua më hiqni këtej dhe emëroni një tjetër”.

Dhe në një raport tjetër të serasqerit të Rumelisë, Mehmet Rashid Pasha, drejtuar Stambollit më 23 shtator 1830, thuhet:

“Sikurse kam raportuar dhe herë tjetër, ky popull nuk mund të krahasohet për burrëri e trimëri me asnjë popull. Kur shohin se mbi ta bie një peshë e madhe janë aq vetëmohues sa asnjë komb tjetër.

Këta janë komb luftëtar. Futja e tyre nën zap dhe nën nizam është konsideruar nga të gjithë si çështje jo vetëm e vështirë, por edhe e pamundur”.

Ndërsa një konsull i huaj detyrohet të shkruajë: “Karakteri dallues i shqiptarit është heroizmi. Në të gjitha kohët Shqipëria ka qenë djepi klasik i heronjve”.

admin admin

Recent Posts

Hëna Blu shfaqet nesër/Çfarë duhet të dini!

  Po afron shfaqja e radhës e të ashtuquajturës “Hëna Blu”. Fenomeni pritet të shfaqet…

1 day ago

Deti i VDEKUR po zhduket?!/Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm!

  Një nga mrekullitë natyrore, Deti i Vdekur, po përballet me një krizë të thellë…

1 day ago

Alarmuese/Shënohet viktima e parë pas gati një dekade, rikthehet sëmundja vdekjeprurëse!

  Australia ka regjistruar vdekjen e parë nga difteria pas gati një dekade, ndërsa vendi…

1 day ago

Këto pije e shkatërrojnë mëlçinë, ndonëse shumë njerëz mendojnë se janë të padëmshme

    Edhe pse alkooli njihet si armiku kryesor i mëlçisë, gastroenterologët dhe hepatologët kryesorë…

1 day ago

KUJDES: Ja në cilat rrethana nuk preferohet të merret paracetamoli

  Paracetamoli, i njohur në termin mjekësor si analgjetik, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve në…

1 day ago

Pse ari nuk ndryshket kurrë

  Ari konsiderohet si një nga metalet më të çmuara në tokë, jo vetëm për…

4 days ago