<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Të dhëna gjenetike nga periudha romake e Ballkanit

Mbrëmë u botua në trajtën përfundimtare një artikull shkencor mbi historinë gjentike të Ballkanit deri në Mesjetë, me rezultate nga eshtra të lashta dhe mesjetare kryesisht nga Serbia dhe Kroacia.
Autorët dalin në përfundimin se gjatë Epokës së Hekurit popullsitë e Ballkanit zinin një pozicion gjenetik të ndërmjetëm mes Azisë juglindore dhe Europës qendrore/veriore. Me përfshirjen e Ballkanit në perandorinë romake, pati mbërritje sidomos nga Azia e Vogël, por më rrallë edhe nga Afrika, që e zhvendosën profilin gjenetik të Ballkanit drejt juglindjes. Më pas, sidomos me shembjen e sistemit kufitar romak në Danub, dyndjet nga veriu dhe veri-lindja e tërhoqën atë nga drejtimi i Europës qendrore. Si pasojë e këtyre lëvizjeve, popujt e sotëm të Ballkanit kanë profil të ngjashëm, por jo të njëjtë me fiset e Epokës së Hekurit.
Nga analizat autosomale, autorët llogarisin se rreth 30-60% e prejardhjes së ballkanasve të sotshëm lidhet me fiset sllave që u vendosën në shek.6-7, kurse pjesa tjetër kryesisht me fiset e lashtësisë. Shqiptarët dhe grekët gjenden afër skajit të ulët të kësaj shkalle, maqedonasit dhe bullgarët diku në mes, rumunët më lart, edhe më lart serbët dhe në shkallën më të lartë janë kroatët.
Renditja përputhet me të dhënat nga testet e linjave mashkullore, kurse përqindjet janë relativisht më të larta. Një mundësi është trashëgimi më e lartë e prejardhjes sllave përmes femrave se meshkujve, që autorët e citojnë në tekst. Por duhet thënë edhe se kampioni gjenetik autosomal nga popujt e sotshëm është në disa raste i paplotë, sidomos për shqiptarët.
Ndër rezultatet e linjave atërore, E-V13, J2b-L283 dhe R1b-Z2103 u gjetën në Kroaci dhe Serbi. Të trija shfaqen që në periudhën e hershme romake, para dyndjeve. E-V13 u gjet me dendësi shumë më të lartë në Serbi, ku ishte haplogrupi kryesor. Ndër nëndegët më të afërta me linjat atërore shqiptare, R1b-CTS9219>BY250, E-V13>FGC11450 dhe J2b-L283>Y23094 u gjetën në Kroaci, kurse J2b-L283>Z1043 në Kroaci dhe Serbi. Prej shek.3 shfaqen disa rezultate R1b-L51, I1-M253 dhe R1a-Z93, kurse pas shek.7 R1a-CTS1211, R1a-M458 dhe I2a-Y3120.
Mes 11 eshtrave të lashta nga afërsia e Nishit (10 në Timacum Minus, 1 në Mediana), rezultatet ishin:
3 E-V13
3 J2b-L283
2 R1b-Z2103 (1 CTS9219)
2 I1-Z141
1 G-FGC12126
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid05g12DB4tvpvtGMPGZgLDZrHS5GfY2KVT7PA5niAeFQgVFqjSkxhBw457dpzt17oFl&id=100070051376601
admin admin

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

6 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

6 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

7 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

7 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

7 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

7 hours ago