Migrena njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta. Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.
Çfarë është migrena e heshtur?
Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.
Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.
Cilët janë shkaktarët
Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:
-Stresin
-Ndryshimet e motit
-Luhatjet hormonale
-Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
-Dritat e forta
-Disa ushqime ose medikamente
-Çrregullimet e gjumit
Simptomat
-Çrregullime të të folurit
-Dobësi
-Mpirje
-Vertigo
-Çekuilibër
-Të përziera
-Marramendje
-Ndjeshmëri ndaj dritës
Këto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.
Sa zgjat?
Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të zgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.
Trajtimet
Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm. Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.
Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona. Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.
Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…