<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Alfred Nobel, ai që la pasurinë e tij për laureatët e paqes, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe letërsisë, një trashëgimi e artë për “një botë më të mirë”

Alfred Bernhard Nobel ishte një shpikës, inxhinier dhe industrialist suedez, i cili kishte marrë gjithsej 355 patenta gjatë jetës së tij. Ai ishte më i njohur për shpikjen e dinamitit dhe për zhvillimin e disa eksplozivëve dhe detonatorëve më të fuqishëm për t’i ndezur ato në mënyrë efektive. Ai ndërtoi një rrjet prej gati njëqind fabrikash në të gjithë botën për prodhimin e eksplozivëve dhe municioneve. Kësisoj grumbulloi një pasuri masive nga bizneset e tij. Në fakt, në kohën e vdekjes, ai ishte një nga njerëzit më të pasur në botë. Meqenëse ai ishte i pamartuar dhe pa fëmijë, kishte shumë spekulime në lidhje me përmbajtjen e testamentit të tij të fundit, të cilin ai e kishte nënshkruar më 27 nëntor 1895.

Në mënyrë paradoksale, Nobeli kaloi pjesën më të madhe të jetës madhore duke krijuar eksplozivë gjithnjë e më të fuqishëm, ndërsa shkruante poezi dhe dramë, dhe avokonte për paqen botërore.

Alfred Nobeli fliste rrjedhshëm disa gjuhë. Ai ishte gjithashtu shumë i interesuar për çështjet sociale dhe të lidhura me paqen, dhe kishte pikëpamje që konsideroheshin radikale gjatë kohës së tij. Interesat e Alfred Nobelit reflektohen në çmimin që ai vendosi.

Ai, pretendohej se nuk donte të mbahej mend si arsyeja e shkatërrimit masiv pas vdekjes së tij dhe për të shlyer reputacionin pas vdekjes, ai la pjesën më të madhe të pasurisë së tij për vendosjen e çmimeve Nobel për t’u dhënë për eminencë në pesë fusha të ndryshme, pa asnjë diskriminim në bazë të kombësisë.

Alfred Nobeli vdiq nga një goditje në tru më 10 dhjetor 1896, në San Remo të Italisë. Pas taksave dhe amaneteve për individët, Nobel la 31,225,000 korona suedeze (ekuivalente me 250 milionë dollarë amerikanë më 2008) për të financuar çmimet Nobel.

Testamenti shumë i diskutueshëm i Nobelit u kundërshtua në gjykatë nga të afërmit e tij të pakënaqur. Dy ekzekutuesve të tij të zgjedhur do të duheshin katër vjet për të bindur të gjitha palët se dëshirat e fundit të Alfredit duhet të respektohen. Në vitin 1901, çmimet e para Nobel në fizikë, kimi, fiziologji ose mjekësi dhe letërsi u dhanë në Stokholm, Suedi, dhe çmimi i Paqes në atë që sot është Oslo, Norvegji.

Alfred Nobeli nuk shpjegoi kurrë pse ai zgjodhi të linte trashëgim pasurinë e tij për të vendosur çmimet Nobel. Gjithmonë një personazh mjaft i rezervuar, ai mbeti kryesisht i izoluar në ditët para vdekjes së tij. Megjithatë, është e mundur që një incident i çuditshëm në vitin 1888 mund ta ketë motivuar atë. Në atë vit, vëllai i Nobelit, manjati i industrisë së naftës, Ludvig, kishte vdekur në Kanë, Francë. Një gazetë e njohur franceze raportoi vdekjen e Ludvigut, por e ngatërroi atë me Alfredin, duke shtypur titullin e shndritshëm “Le marchand de la mort est mort” (“Tregtari i vdekjes ka vdekur”). Pasi kishte punuar kaq shumë për ta portretizuar veten si një pacifist në zemër, Nobel u zemërua kur lexoi se çfarë mund të shkruhej për të në nekrologjinë e tij të ardhshme. Ai mund t’i ketë krijuar çmimet për të shmangur etiketimin pas vdekjes si luftëtar.

Ekzistojnë gjithashtu prova se marrëdhënia e gjatë dhe e ngushtë e Nobelit me pacifisten e njohur austriak, Bertha von Suttner ndikoi që ai të vendoste çmimin e dhënë për kontributin për paqen. Në të vërtetë, testamenti i Noble theksonte në mënyrë specifike se Çmimi i Paqes duhet t’i jepet personit i cili në vitin paraprak “do të ketë bërë punën më të madhe ose më të mirë për vëllazërinë midis kombeve, për shfuqizimin ose zvogëlimin e ushtrive të përhershme dhe për mbajtjen dhe promovimin të kongreseve të paqes”.

Përgatiti: Albert Vataj

admin admin

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

4 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

5 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

6 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

2 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

3 days ago