Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i duhen vështirësitë dhe e panjohura që të mund të funksionojë mirë.
Vështirësia e zbulimit dhe e njohjes, e bën trurin, mendjen të punojnë në kapacitet të plotë. Kujtoni shkencëtarët, pasi edhe me ata ndodh si me fëmijët, që çdo ditë përpiqen të njohin e zgjidhin të panjohurat në natyrë dhe në univers.
Ky proces i vështirë i njohjes së natyrës e bën trurin dhe mendjen e shkencëtarit të funksionojë çdo ditë e më mirë, sepse çdo ditë edhe ai si fëmija zbulon diçka të re që duhet ta bashkojë me ato që di, t’i gjejë vendin e duhur.
Ky proces, që ndërthur mendjen edhe trurin në punë të përbashkët dhe realizon procesin e njohjes, të zbulimit dhe më pas të krijimit të mjeteve të duhura, është e njëjta gjë që ndodh edhe me fëmijën. Ai çdo ditë mëson e zbulon gjëra të reja të cilave duhet t’u mësojë kuptimin, t’i bashkojë me ato që di dhe t’i gjejë vëndin dhe kohën kur duhen përdorur. I gjithë ky proces kërkon kohën e tij.
Disa fëmijë janë më të shpejtë në disa drejtime dhe disa të tjerë në disa drejtime të tjera, por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i mësojë e zhvillojë edhe ato që është më pak i shpejtë, tek e fundit pse e kemi pedagogjinë, ajo pikërisht për këtë qëllim është krijuar, të ndihmojë nxënësin t’i mësojë gjërat edhe pse i duken në pamje të vështira.
Pedagogjia i tregon nxënësit që gjërat janë të vështira kur nuk i dimë dhe kur i mësojmë ato janë të lehta, pra nuk ekziston “e lehtë e vështirë” por thjesht “di apo nuk di”. Duhet vetëm pak durim nga të rriturit prindër e mësues.
Në vend që të dallojnë se ku është i shpejtë e ku i ngadaltë, më mirë të nxitin fëmijën duke i treguar arritjen.
Të rriturit ta “harxhojnë” kohën për të dalluar arritjen e fëmijës dhe jo të dallojnë atë që e di dhe vetë fëmija, që nuk i di akoma.
Përpiquni prindër e mësues t’i ndihmoni fëmijët të gëzojnë arritjet e tyre e jo t’u tregoni dështimin. Të treguarit e të qenit i dështuar nuk është vështirësi por poshtërim dhe çbërje.
Prindër e mësues, përpiquni të ndihmoni fëmijët të besojnë te vetja dhe të mos kenë turp prej saj. Nuk bëfesh i zoti kur të tregojnë të metat pra të shajnë, por kur besojnë dhe ju besoni dhe nxitini fëmijët tuaj, nxënësit tuaj.
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…