<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Raport dërguar qeverisë së Libohovës në Tiranë për kr’imet çetnike në Bihor 1943 (në origjinal)

Çetnikët ekzekutuan aksionet e planifikuara për vrasjen masive të shqiptarëve të Bihorit. Ky akt gjenocidi krijoi një gjendje tmerri: “Nëna s’e di ku i ka fëmijët. Baba s’e njef djalin e vet e nusja burrin”.

Ismet Azizi

Sipas raportit dërguar qeverisë së Libohovës në Tiranë, bilansi i ditëve tragjike të Bihorit, shkurtimisht, është me sa vijon:
“Shtëpi të djegura 1763, burra të vrarë 590; të therun 185, gra të vrarë 340; gra të therura 285, fëmijë të therur 701; të djegun 705, të grirë nga të ftohtit: fëmijë 447, gra 266, burra 119. Të vdekur nga uriadhe nga plagët: burra 359, gra 275. Të marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mpas hetimeve të bëra në shpejtësi, del se të vdekur janë 3741 dhe të plagosur 634. Ndërsa për 251 shpirtëra që mungojnë, shumica e madhe e të cilave janë gra e vajza, këto do të jenë marrë rob për t’u shërbyer çetnikëve për plotësimin e epsheve të tyre.
Ndërsa sipas raportit të komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, gjeneralit Drazha Mihajlloviq, në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 1943. në Luginën e lumit Lim njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjëve të pafajshëm. Në raport theksohet se 1200 të vrarët ishin të aftë për ushtri, ndërsa 8000 të tjerë ishin gra, fëmijë dhe pleq“.

Disa pika të veçanta mbi ngjarjen e Bihorit

1.- Ngjarja e tmerrshme e Bihorit i ka kallun në dishprim të gjithë banorët shqiptarë të zonës neutrale dhe ka ba nji përshtypje të thellë ndër krahinat shqiptare t’afërme, këtij kufini. Ndjenja e tyne ma e dukshme asht përshtypja që gjinden të pambrojtur kundrejt armiqve të fisit shqiptar. Shumkush mendon se, si Qeverija shqiptare ashtu dhe Qeverija italiane nuk i kushtojnë rëndësinë qi meriton së mbrojtjes t’atyne viseve, ose nuk e kanë fuqin që nevojitet për këtë qëllim. Sido që të merret, kjo ndjenjë shkakton nji pakësim të fortë të prestizhit të Qeveris në sy të popullit.

2. Popullsija e Zonës neutrale, në thjeshtësinë e mendimeve të veta, gjithë fajin e prishjes dhe të kërdis q’u ba në Bihor, i-a ngarkon autoriteteve shqiptare, si dhe autoriteteve ushtarake italiane të Malitzi, për moskujdesjen e tyne. Ajo gjykon kështu “Në mos ishte e mujtun të bashkohemi me Shqipni, përse nuk na lanë me Malin e Zi? T’u pranue provizorisht forma e veçantë e Zonës neutrale, përse nuk u vendosën masat e nevojshme për mbrojtjen e saj? Në mos mund të sigurohej kjo mbrojtje me fuqi zyrtare, përse nuk u sigurue me anë të popullit tue i dhanë armët që ka kërkue dhe i janë premtue ma herë? Në mos mund të bahej edhe kjo, përse të mos na thuhet qartas që t’i bajmë çajre vetes s’onë?…

8.- Asht për t’u habitun se shpesh herë, zyrat ushtarake italiane, kur flasin a shkruajnë për popullsin e Zonës neutrale, nuk përdorin fjalën “shqiptar”, por gjithmonë thonë “mysliman” simbas zakonit serb e malazias.

admin admin

Recent Posts

10 elemente dalluese të arkitekturës islame

    Arkitektura islame është një stil arkitektonik i lidhur me fenë islame. Ajo ka…

8 minutes ago

Ky është lumi më i vjetër në botë – më i vjetër se dinosaurët

Lumenjtë kanë ciklin e tyre jetësor, njësoj si fenomenet e tjera natyrore. Shumë prej tyre…

16 minutes ago

Studimi i ri zbulon prova si u ndërtuan piramidat në Egjipt

    Një studim i ri shkencor po rishkruan një nga misteret më të mëdha…

28 minutes ago

Nëse keni temperaturë, ja çfarë duhet të bëni urgjent

  Temperatura e lartë e trupit është një shenjë se organizmi po lufton me një…

3 hours ago

Kultura dhe personat me aftësi të kufizuara – një realitet i padukshëm

Kultura shpesh përshkruhet si pasqyrë e shoqërisë. Por çfarë ndodh kur një pjesë e shoqërisë…

4 hours ago

A i duhen arkeologë Kosovës?

  Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe…

5 hours ago