Mali Kailash ndodhet në Tibetin perëndimor dhe, sipas besimit vendas, konsiderohet i shenjtë, duke qenë njëherësh ndër më të paarritshmit në botë.
Sipas të dhënave zyrtare, askush nuk e ka pushtuar majën e tij (6,714 m), megjithëse është në një pikë më të ulët se mali Everest (8,849 m).
Nga ana tjetër, historia tibetiane tregon për një prift të quajtur Milarepa, i cili dyshohet se u ngjit në mal në shekullin e 11-të dhe më vonë i paralajmëroi njerëzit ta shmangnin atë “sepse ata do të mundohen nga Zoti…”, një besim tipik me bestytnira budallaqe atyre anëve.
Besohet se ka dy arsye pse Kailash është një mal i padepërtueshëm:
Së pari, ndodhet në një mjedis të paarritshëm dhe sfida fizike për të arritur dhe ngjitur në mal konsiderohet pothuajse e pamundur.
Të mos harrojmë shpatet e pjerrëta, sipërfaqet thuajse vertikale (duket si piramidë) dhe mbulesën e përhershme të borës.
Pavarësisht rreziqeve, në të kaluarën ka pasur përpjekje për të pushtuar malin, të cilat përfunduan pa sukses, ku moti i rrezikshëm dhe terreni i paarritshëm ishin arsyet kryesore.
Së dyti, Kailash është një vend pelegrinazhi për katër besime, kështu që ngjitja është e ndaluar. Përveç hinduve, mali është një vend i shenjtë për budistët, xhainët dhe anëtarët e fesë tibetiane Bön.
Pjesëtarët e atyre feve shkojnë në një pelegrinazh rreth malit në një rreze prej 52 kilometrash, i cili, sipas besimit, duhet të kalohet brenda një dite për fat të mirë.
Prandaj, pushtimi i këtij mali mistik do të ishte një arritje mbresëlënëse, por mbetet një ëndërr e pakapshme për aventurierët në mbarë botën
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…