<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Metodat shtëpiake që ndalojnë dhimbjet e kokës

 

Pikëpyetjet mbi dhimbjet e kokës apo migrenën janë të pafundme, megjithatë kur bëhet fjalë për të dyja një gjë është e sigurt: dhimbja nuk injorohet dot.

Për pasojë, çdokush kërkon një zgjidhje të menjëhershme që largon dhimbjen sa hap e mbyll sytë.

Ndonëse shërimi i dhimbjes së kokës kërkon kohën e vet, në vend të ilaçeve, secili prej nesh mund të shfrytëzojë këto mënyra natyrale kundër dhimbjeve.

Uji

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por ka shumë raste që dhimbja shpërthen si pasojë e dehidratimit.

Ky i fundit mundet të tjetërsojë humorin, ndjenjat dhe mendimet.
Uji mund të mos shkurtojë kohëzgjatjen e dhimbjes por mund ta bëjë njeriun të ndihet më mirë.

Kompresat e ftohta

Një kompresë e ftohtë mund të jetë një zgjidhje shumë e lehtë kundër dhimbjes.

Vendoseni atë në qafë ose në kokë dhe ftohtësia do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të pakësojë inflamacionin.

Kompresa është gjithsesi një zgjidhje afatshkurtër kundër dhimbjes.

Kompresa e ngrohtë

Kur dhimbja e kokës vjen si pasojë e tensionit ajo shoqërohet me kontraktim të muskujve.

Në ndihmë vjen kompresa e ngrohtë që i qetëson ato.

Në vend të kompresës mund të përdorni një peshqir të ngrohur ose të bëni një banjë të ngrohtë.

Fikni dritat

Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kokës bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës.

Dritat e ndezura por edhe ajo e pajisjeve elektronike mund t’i përkeqësojë simptomat.

Dhimbja e kokës mund të largohet ose zbutet duke ndenjur në një ambient të errët dhe jo me drita të forta.

Rekomandohet të qëndroni në një dhomë apo vend ku nuk ka shumë dritë.

Çajet bimorë

Çaji i xhenxhefilit është shumë i mirë kundër migrenës.

Një studim i vitit 2013 zbuloi se xhenxhefili ka të njëjtin efekt kundër migrenës si medikamentet.

Çajet të tjerë bimorë që eliminojnë dhimbjen e kokës janë ai i nenexhikut, kamomilit dhe livandës/agroweb

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

16 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

16 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

16 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

17 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

17 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

17 hours ago