Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në vendet e zhvilluara botërore dhe infarkti është vdekjeprurës në 30% të rasteve, ndërsa vdekjet e papritura mund të ndodhin javë pas stabilizimit të sulmit në zemër të pacientit.
Në rastin e infarktit vjen deri te dëmtimi i muskujve të zemrës. Kjo pjesë e zemrës mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të prodhojë aritmi që mund të rrezikojë jetën.
Pikërisht për këto arsye, është e rëndësishme të vërehen shenja të një sulmi kërcënues në zemër në kohë për të parandaluar ose të paktën të zvogëlohen, dhe kështu të shpëtohen jetë njerëzish.
Shumica e njerëzve që kishin një infarkt kishin simptoma deri në një muaj para incidentit, por pjesa më e madhe e tyre nuk i kushtonin vëmendje, transmeton ksp. Ndërsa burrat janë më të prirë për dhimbje gjoksi, gratë shpesh përjetojnë vështirësi në frymëmarrje. Te burrat mund të paraqiten probleme me ereksion, për çka fajtor është ngushtimi i enëve të gjakut.
Rreth 70 për qind të grave kanë tendencë të ndjejnë një lodhje të fortë dhe afatgjatë edhe disa javë para goditjes. Nëse muskujt e zemrës nuk punojnë siç duhet, mund të shkaktojnë ënjtje të këmbës, kështu që duhet t’i kushtoni vëmendje.
Vini re këto gjashtë shenja që mund të ndodhin një muaj para sulmit në zemër:
– Lodhje;
– Mungesa e frymëmarrjes;
– Dobësi;
– Marramendje dhe djersitje të ftohtë;
– Presioni në gjoks;
– Simptomat e gripit ose ftohjet
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…